Në Parlament është parashtruar një projektligj për mundësinë që një prokuror i pavarur të mund të hetojë kryeprokurorin dhe zëvendësit e tij, tha para televizionit Nova Ministrja e Drejtësisë Desisllava Ahlladova. Kemi vendim kushtetues për këtë çështje, rikujtoi ajo.
Do të kërkojmë qëndrimin e Komisionit të Venecies. Po shqyrtojmë temën nëse Prokurori i pavarur do të punojë mbi procese të tjera. Mendoj se ai duhet të punojë vetëm mbi procese, të cilat u përkasin Kryeprokurorit dhe zëvendësve të tij, sqaroi Ahlladova.
Pyetjes nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet ta kontrollojë Kryeprokurorin me opsionin për ta ndërprerë mandatin e tij, ajo deklaroi se deri tani qeveria e ka ndjekur politikën e mosndërhyrjes në pushtetin gjyqësor.Qeveria po punon për të shkurtuar maksimalisht afatet e dëmshpërblimit për të dëmtuarit e zjarreve të ditëve të fundit në vend. Të gjithë të prekurit nga zjarri mund të marrin deri në 1578 leva për nevoja emergjente nga Agjencia e Ndihmës Sociale. Kjo..
Operatorët celularë do të ndërmarrin hapa urgjent për të përmirësuar mbulimin e rrjetit celular për popullatën në fshatin Voden dhe disa fshatra fqinjë.Këtë u vendosu në takimin e iniciuar nga kryeministri Dimitër Gllavçev dhe ministri i transportit..
Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Spanja njoftoi se do të dërgojë dy avionë, secili me një kapacitet prej rreth 6 tonësh, për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në vendin tonë. Ka gjasa që avionet të mund të përfshihen në shuarjen..
Bullgaria i propozoi ndihmë Hungarisë për të përballuar vështirësitë e shkaktuara nga ndalimi i tranzitit të naftës përmes Ukrainës. Kjo bëhet e qartë..
Komisioni Evropian prezantoi raportin vjetor për sundimin e ligjit në BE. Komisioni vëren ndryshimet e miratuara në Kushtetutën e Bullgarisë...
Ditën e enjte mbi vend do të kalojë front i ftohtë me vranësira dhe reshje. Do të ketë reshje afatshkurtra, vende-vende në Bullgarinë Qendrore,..