Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Komisioni Evropian konstatoi probleme të grumbulluara vite me radhë

Presidenti Radev
Foto: BTA

Shkelje sistematike e ligjit dhe e interesit të shoqërisë nga Kryeprokurori me qëllim ruajtjen e qeverisë dhe të oligarkëve me çdo çmim, sulm kundër personave që nuk veprojnë në interesin e tyre – e gjithë kjo është në dëm të shtetit, deklaroi Presidenti Rumen Radev.

Në Universitetin e Veliko Tërnovos ai tha se raporti i KE-së është sa kritik për ne, aq vetëkritik edhe për BE-në, sepse ai përbën një vetënjohje e dështimit në luftimin e korrupsionit, transmetoi BNR.

Ndërkaq, me një letër të hapur 123 intelektualë kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Bojko Borisov, të Kryeprokurorit Ivan Geshev, të Kryetares së Parlamentit Cveta Karajançeva, të Kryetarit të Komisionit të Kulturës në Parlament Vezhdi Rashidov dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Televizionit Kombëtar Bullgar Emill Koshllukov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria pret që së shpejti të pranohet në Shengenin tokësor

Pas aderimit të Bullgarisë në zonën Shengen më 31 mars, nuk ka asnjë ndryshim në mjedisin e sigurisë, theksoi ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov në një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së. Takimi në Sofje u organizua nga..

botuar më 24-10-03 9.11.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet - 25°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta. Në mbrëmje nga..

botuar më 24-10-02 7.45.MD

Kryeministri Gllavçev: Për momentin nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e vendit

Për momentin nuk ka informacione për rrezikim të mjedisit të sigurisë së shtetasve bullgarë. Megjithatë, në vend janë marrë masa të shtuara të sigurisë, është siguruar rojë në lokacionet strategjike në vendin tonë. Kjo u bë e ditur pas përfundimit..

botuar më 24-10-02 7.22.MD