Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjatën deri në fund të vitit subvencionimin e pagave në kuadrin e masës 60/40

Foto: Radio Vidin

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar për bashkëpunim trepalësh partnerët socialë miratuan zgjatjen e masës 60/40 që nga 1 tetori deri në 31 dhjetor 2020. Shteti do të vazhdojë të paguajë 60% prej pagave, ndërsa punëdhënësit 40% në sektorët më të prekur nga kriza.

Financimi me përmasë rreth 375 mln euro do të sigurohet nga fondi “Papunësia”. Pritet që në saje të masës të ruhen rreth 200 mijë vende pune.

Mjetet për ruajtjen e punësimit do të paguhen pas notifikimit përkatës nga Komisioni Evropian, transmetoi BNR.

Kjo është zgjatja e dytë e masës dhe partnerët socialë insistojnë që ajo të përfshihet edhe në Kodin për sigurimin social.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bullgaria nuk do t'i japë para Ukrainës

Dje u bë një provë e re për një insinuatë se Bullgaria do t'i japë para Ukrainës, tha në parlament kreu i GERB-it Bojko Borisov. Në seancën e mbyllur të parlamentit për Samitin e NATO-së në Uashington, u bë e qartë se nuk bëhet fjalë fare për dhënien..

botuar më 24-07-05 11.09.PD
Rumen Radev

Sipas presidentit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen pas 15 shtatorit

Gushti nuk është muaji më i mirë për një fushatë zgjedhore, as zgjedhje deri në mes të shtatorit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Banka e Vitit”. “Unë jam i detyruar të mendoj jo vetëm për..

botuar më 24-07-05 8.48.PD

Parashikimi i motit për 5 korrikun 2024

Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Kryesisht në Bullgarinë Lindore do të mbajë vranësira, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të shkurtra shiu. Era do të vazhdojë të fryjë nga drejtimi perëndimor kryesisht e dobët. Temperaturat do..

botuar më 24-07-04 7.35.MD