Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Subvencionet evropiane – përcaktuese për pemishtet në vendin tonë

Milen Gjeorgjiev është pronar i një pemishteje në rajonin e qytetit Ajtos. Thotë se, ky është një biznes familjar i më shumë se 20 vjetëve, kurse cilësia e prodhimit  është një sasi konstante. Asortimenti është shumë i larmishëm çdo lloje mollë, dardha, pjeshka, qershi , vishnje , kumbulla, arra, lajthi si dhe lloje të ndryshme të rrushit. Kurse kohët e fundit ka një kërkim mjaft të madh të kivit dhe të kikirikut.

Pemëtorja është e vendosur në rreth 100 dynymë tokë ku familja pronëson dhe sera. Pandemia nga koronavirusi e bëri vitin 2020 të pazakonshëm dhe të vështirë për të gjithë, por tekat e klimës i shtojnë sfidat përpara prodhuesve bujqësorë:  

“Pandemia me siguri që na ndikoi – thotë Milen Gjeorgjiev  përpara Radio Bullgarisë. Në muajt, kur duhej që ato të jenë më të forta për ne, ne qemë të mbyllur, nuk kishte sesi të punojmë. Por kështu ndodhi tek çdo një biznes, jo vetëm tek ne. Nga ana tjetër thatësia qe mjaft serioze sivjet, por për fat të mirë ne kemi burime të shumta të ujit dhe në një ose mënyrë tjetër mundëm ta përballojmë”.


Aktualisht  është mjaft herët për shitje. Koha është jashtëzakonisht e ngrohtë, bimët janë në një vegjetim të fortë dhe rritja e tyre është më e fortë. Është mirë fillimisht të bien gjethet e pemëve dhe atëherë ato të nxirren nga toka, që të mund të mbillen në pemëtore, këshillon specialisti. Sipas tij burimet më të sigurta të pemëve me një cilësi të mirë e të lartë në Bullgari janë fidanishtet e licencuara, me qenë se ka dhe shumë të tjera në treg, të cilët fitojnë për llogari të cilësisë dhe të larmisë të materialit mbjellës.

Programet evropiane, të drejtuara ndaj bujqësisë, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë mbi krijimin e pemëtoreve në vendin tonë.

“Kemi klientë të shumtë, të cilët mundohen të hyjnë në disa programe, por të cilët të bëjnë kopshte të mëdha – sqaron Milen Gjeorgjiev. Rrjedhimisht ne si fidanishte u ndihmojmë, shënojmë dhe mbjellim kopshtet, japim certifikata, të cilat u janë të domosdoshme për të dëshmuar cilësinë e materialit mbjellës përpara Komisionit Evropian, i cili i vlerëson, që të mund t’u japë paratë dhe pikat përkatëse. Kurse kohët e fundit mjaft pronarë bëjnë paraprakisht kopshte, me të cilat të marrin pjesë nëpër këto programe evropiane dhe prandaj presin dhe ndihmë prej nesh”.


Milen Gjeorgjiev me krenari tregon se, kanë klientë nga çdo një pikë e Bullgarisë, të cilëve u kanë mbjellë kopshte të tëra dhe të tillë të cilët blejnë nga 10-15 copë për në oborr. Udhëtojnë nëpër të gjithë Bullgarinë dhe nuk ka vend, ku të mos të kenë mbjellë nga pemët e tyre.

Në lidhje me interesin ndaj llojeve dhe varieteteve të ndryshme të pemëve, të mbjella mbi programet evropiane, ai shton:

“Gjatë viteve të fundit çdo gjë mbështetej në faktin  se çfarë subvencione do të lëshoheshin. Për shembull kishte subvencione për arrat, për kumbullat dhe subvencione për çdo lloje pemë me bërthamë, për bimët me fara – çfarë subvencionesh lëshohen, të tilla kopshte mbillen.  

Nuk ka pasur rast të lëshohen subvencione dhe pronarët të mos të jenë shfrytëzuar prej tyre.”

Në qoftë se doni të mbillni pemë me fruta në kopsht, mbani mend se, për kushtet klimatike bullgare, më e sigurt është që kjo të ngjajë deri në fund të muajit mars.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / Milen Gjeorgjiev


Më shumë nga rubrika

A do të mbijetojnë degët që janë të detyruara të kufizojnë aktivitetet e tyre për shkak të Covid-krizës?

Pandemia nga Codid-19 dhe masat e imponuara kundra epidemiologjike, të cilat tanimë një vit janë pjesë nga ditët tona të përditshme, ndikuan në mënyrë jashtëzakonisht negative mbi një sërë sektorësh. Ringjallja e disa prej sektorëve gjatë verës qe për një..

botuar më 21-01-27 6.15.PD

Faktori demografik pengon zhvillimin e rajoneve

Pandemia thelloi pabarazitë ekonomike midis Sofjes dhe rajoneve të vendit. Ajo gjithashtu ka çuar në një kolaps të punësimit gjatë vitit 2020. Raporti vjetor për zhvillimin e regjioneve i Institutit të Ekonomisë së Tregut tregon, se 70 për..

botuar më 21-01-26 4.21.MD

Depozitat rriten, kreditë ulen në krizën Covid

Edhe këtë vit, normat e interesit të kredive do të qëndrojnë në nivelet e vitit të kaluar - 4.5 deri 6.5% për kreditë konsumatore dhe rreth 2.5 deri 3.0-3.1% për kreditë hipotekare. Këtë e parashikoi para BNR Tihomir Toshev, drejtori ekzekutiv i..

botuar më 21-01-20 5.33.MD