Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Anna Bernabich është kryeministrja e re e vjetër e Serbisë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç  i dorëzoi mandat të ri qeveritar kryeministres në detyrë Anna Bernabich. Bernabich është kryeministre e Serbisë që nga 29 qershori i vitit 2017. Ajo është gruaja e parë kryeministre e vendit. Kabineti do të ketë dy ministri të reja dhe pothuajse në 50% do të jetë i përbërë prej grave, deklaroi Vuçiç. “Bernabich mbronte ashpër vendin e vet në mandatin e mëparshëm, nuk u bënte lajka as qendrave të huaja në fuqi, as atyre të brendshme”, tha presidenti. Do të ketë një portofol të ri ministror për të drejtat e njeriut, barazitë gjinore dhe dialog me shoqërinë. Për herë të parë do të ketë dhe një ministri të veçantë për familjen, fëmijët dhe demografinë. Pas konsultimeve me partnerët e koalicionit nga Partia Socialiste, Bernabich do të duhet të shpallë emra konkret ministror.


Një gjykatë greke ka shpallur partinë neofashiste “ Agimi i Artë” për organizatë kriminale

Partia Ekstremiste e djathtë “Agimi i Artë” është një formacion i organizuar kriminel, vendosi Gjykata e Apelit në Athinë. 7 ish deputetë nga partia janë me akuzë për krijimin ose për pjesëmarrje në një organizatë  kriminele. 15 aktivistë të partisë janë të njohur për të fajshëm për vrasjen e raperit  Pavlos Fisas dhe për akoma dy krime të tjera të lidhura me sulme kundra një të huaji dhe kundra sindikatave. Të pandehurit janë gjithsej 68, kurse procesi kundra tyre vazhdon dhe zvarritet që nga viti 2015. “Agimi i Artë” mohon çdo lidhje të drejtpërdrejtë me sulmet dhe e përshkruan procesin dhe akuzat si “një komplot i paparë” për kufizimin e popullaritetit të tyre në rritje. Agjencia REUTERS rikujton se gjatë kohës së krizës së borxhit, në periudhën e vitit 2012 nga një formacion margjinal politik me një retorikë ksenofobie, aji është kthyer në një forcë të prezantuar parlamentare.


Presidenti turk Rexhep Erdogan Provokoi një krizë të re në Qipro

Plazhi pranë vendpushimit fantazmë Varosha në pjesën veriore të Qipros të kontrolluar nga Turqia që nga viti 1974, është fronti më i ri në betejën për ishullin e ndarë. Me vendim të presidentit turk Rexhep Erdogan Republika Turke e vetëshpallur e Qipros Veriore hapi ditën e enjte plazhin për vizita, duke i lënë pas dore  paralajmërimet se, kjo mund të kërcënojë provat për bashkimin e ishullit, shkruan Bloomberg. Aksioni çoi deri në shpërbërjen e qeverisë së koalicionit të turqve qipriot. Ai qe dënuar  nga Nikozia, Bashkimi Evropian  dhe Rusia, të cilët e shpallën për të paligjshëm dhe në kundërshtim të rezolutës së posaçme të OKB-së për qytetin e pushtuar dhe të braktisur Famagusta. Ditën e diel  më 11 tetor në shtetin e panjohur do të zhvillohen zgjedhje presidenciale, të cilat shpreson që t’i fitojë kryeministri i përkrahur nga Ankaraja Ersin Tatar.


Komisioni Evropian kritikon demokracinë në Turqi

Bisedimet për aderimin e Turqisë ndaj Bashkimit Evropian janë të ngrira. Demokracia në vend ka erëzuar, kurse pavarësia e gjykatave po shkatërrohet, konstaton Komisioni Evropian  në raportin e vet vjetor për vendin, transmetoi agjencia REUTERS. Brukseli kritikon përqendrimin e madh të pushtetit në duart e presidentit turk, gjë e cila ka kontribuar për keqësimin jo vetëm të kushteve për lirinë e fjalës, por dhe për punën e bankës qendrore, dhe e ka bërë ekonominë turke më të prekshme, kurse kjo e largon Turqinë  nga anëtarësia në Bashkimin Evropian. Ankaraja e përcaktoi raportin si paragjykues dhe jo konstruktiv, kurse kritikat si të pabazë. Ministria e Jashtme Turke nënvizoi  se, pavarësisht nga kjo vendi mbetet i angazhuar me dëshirën për një anëtarësi evropiane.


Rumania po investon në autostradë dhe në hekurudhë me shpejtësi të lartë

Rumania vendi me infrastrukturë më të keqe në Bashkimin Evropian , po ndërton linja hekurudhore dhe rrugë me ritëm të shpejtë, që t’i kundërvihet kaosit ekonomik të shkaktuar nga Covid-19, shkruan Bloomberg. Shteti me një popullsi prej 20 milionë vetave gjatë vitit 2019 ka shtuar mezi 42 kilometra me autostrada. Përveç hekurudhës me një shpejtësi të lartë nga Bukureshti deri në aeroportin e kryeqytetit Otopeni, qeveria miratoi përfundimin dhe të autostradës transkarpate drejt Hungarisë me vlerë 900 milionë euro. Shpresa është që rruga të jetë gati deri më 6 vjet.  


Serbia dhe Kosova mund të mbeten të huaj të pavarur

Në qoftë se Kosova dhe Serbia nuk arrijnë marrëveshje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të përbashkëta, do të vazhdojnë të funksionojnë  si dy shtete fqinje, të cilat nuk njihen bashkë, deklaroi kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Kjo thënie qe bërë gjatë kohës së konferencës së përbashkët të shtypit me komisionarin evropian për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe fqinjësi të mirë Oliver Warheli, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Hoti deklaroi se ka përparim në dialog dhe duhet të gjenden mënyrat për evitimin e temave të vështira, që të mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare. Ai nënvizoi se, në Kosovë ekziston një konsensus publik për procesin e dialogut, gjë e cila u ripohua dhe nga Warheli. Sipas komisionarit evropian bisedimet nuk janë të lehta, por duhet të zhvillohet “inercia, e cila është krijuar”.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD