Në një konferencë për shtyp në Sofje me homologun e saj maqedonas Bujar Osmani Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva tha se Bullgaria gjithmonë e ka përkrahur sovranitetin e Maqedonisë së Veriut. Kurrë nuk kemi pasur pretenca territoriale dhe nuk e kemi hedhur poshtë të drejtën e vetëidentifikimit të fqinjëve tanë. Tani është e domosdoshme dhe nga ana e Maqedonisë së Veriut të njohë disa realitete historike, transmetoi BGNES.
Bullgaria nuk dëshiron diçka më shumë se sa zbatimi i klauzolave të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë. E tillë është edhe klauzola për gjuhën në Traktatin e nënshkruar dhe ne insistojmë që ajo të përfshihet në të gjitha dokumentet dypalëshe. Nuk kemi pretenca të reja. Apeloj dhe shpresoj se nuk do të krijohen probleme atje ku nuk i ka, tha gjithashtu Zaharieva.Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..