Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: Angela Merkel dhe unë mbështesim Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian

Bojko Borisov, Angela Merkel
Foto: BTA

“Me kancelarin e Gjermanisë Angela Merkel i përkrahim vendet nga Ballkani Perëndimor në rrugën  e tyre drejt Bashkimit Evropian “. Këtë e shkroi në faqen e tij në Facebook kryeministri bullgar Bojko Borisov në ditën e dytë nga mbledhja e rregullt e Këshillit Evropian në Bruksel.

Në takimin midis të dyve, kryeministri ka nënvizuar se Bullgaria do të vazhdojë të punojë aktivisht në këtë drejtim dhe gjatë kohës së presidencës së përbashkët të vendit tonë dhe të Maqedonisë së Veriut në Procesin e Berlinit.

Në takimin me presidentin e Francës Emmanuel Macron Borisov ka nënvizuar domosdoshmërinë prej veprimeve të koordinuara në kuadrin e Bashkimit Evropian në luftën me pandeminë, por pa i privuar shtetet anëtare nga mundësia për të marrë vendimet e tyre.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD