Dr. Milen Vrabevski dhe fondacioni i themeluar nga ai “Kujtesa Bullgare” dhuruan një sallë kompjuterike, bibliotekë dhe mobiluan dhomën e mësuesve në fshatin Pustec, Prespa, Shqipëri. Tani fëmijët nga nëntë fshatrat bullgare të bashkisë, të cilët mësojnë në këtë shkollë, do të mund të përfitojnë nga teknologjitë moderne.
Nuk do të pushojmë të investojmë në Shqipëri dhe kudo ku banojnë bullgarë, të cilët kanë mbetur jashtë kufijve të vendit për shkaqe që nuk varen nga ata! Të gjithë ata duhet ta ndiejnë dashurinë tonë dhe të ndihen si pjesë e Atdheut tonë, është mesazhi i fondacionit.
Gjatë muajt korrik të këtij viti dr. Vrabevski dhe fondacioni “Kujtesa Bullgare” i bënë një dhuratë të madhe bashkisë së Pustecit në Shqipëri, duke blerë një makinë zjarrfikëse, një ambulancë dhe një automjet jashtë rrugës për patronazh social, të cilat rajoni nuk i kishte deri më tani.
Informacioni është nga sajti i fondacionit “Kujtesa Bullgare”.Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu..