Bullgaria zë një ndër vendet e para në Evropë në statistikën e mjeruar për shoferë të automobilave dhe udhëtarë të vrarë dhe të plagosur. Ka shumë seksione rrugore problematike në Bullgari, të cilat fshehin rrezik dhe pavarësisht se dihen shkaqet për përqendrimin e aksidenteve, veprime aktive për largimin dhe mënjanimin e tyre ndërmerren rrallë.
Kampionati mes rrugëve të rrezikshme në vendin tonë vazhdon të mbahet nga Gryka e Kresnës. Seksioni piktoresk, por i rrezikshëm i rrugës është itinerari kryesor i trafikut për në Greqinë fqinje. Një nga kthesat aty është me një përqendrim të madh të katastrofave dhe këto me një rrugëdalje fatale. “Kthesa është me një rreze të zvogëluar dhe prej aty ndryshon gjerësia e bandës së kësaj rruge", sqarojnë inxhinierët. Por, problemi këtu është i pazgjidhshëm, sepse rruga është ndërtuar kështu që të mund t'i shmangen rrëshqitjes së madhe shkëmbore.
Sidoqoftë, pjesët më të rrezikshme të rrugëve në vend mund të përmirësohen. Ndër zonat me përqendrimin më të lartë të katastrofave janë Ruse, Veliko Tërnovo, Stara Zagora. Që aty kalon një nga pjesët më të ngarkuara rrugore - rruga e klasës së parë I-5,e cila e ndërpret në mënyrë vertikale Bullgarinë dhe lidh qytetin verior Ruse /në bregun e lumit Danub/ me pikën kufitare “Makaza”, në kufirin tonë jugor. Pikërisht në rajonin e Stara Zagorës /pjesa qendrore e vendit/ ndërpriten disa rrugë jashtëzakonisht të ngarkuara - autostradë, rrugë e klasës së parë dhe të klasës së dytë.
Kthesat e shumta janë premisë që shoferët të ndërmarrin parakalime të rrezikshme - tregon një analizë e rrugëve më të rrezikshme, e bërë nga “Policia Rrugore”për vitin 2019.
Që nga fillimi i vitit 2020 deri në fund të muajit gusht në territorin e Bullgarisë kanë ndodhur 3712 aksidente trafiku, gjatë të cilëve janë vrarë 269 veta dhe janë plagosur 4654 pjesëmarrës në lëvizje, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për fat numrat janë më të pakta në krahasim me vitin 2019, por po fillon stina e vjeshtës dhe e dimrit dhe rreziqet në rrugë shtohen - shtresa të lagura dhe të rrëshqitshme, mjegulla të shpeshta, më në veçanti në pjesët malore. Kujdesi kryesor për parrezikshmërinë është në duart e shoferëve.
“Në qoftë se duhet të jemi të sinqertë, në këtë moment - gjatë periudhës së vjeshtës dhe të dimrit, absolutisht asgjë nuk mund të bëhet për përmirësimin e parrezikshmërisë rrugore” - mendon Bogdan Millçev, drejtor i Institutit për Sigurinë në Rrugë.
“E gjithë administrata e lëshoi mundësinë, kur nuk kishte lëvizje gjatë kohës së izolimit për të ndërmarrë veprime adekuate, me të cilat tani të na ishte më lehtë. Ajo, e cila në këtë moment vërehet nëpër rrugët është se, pas shirave të mëdha ato shndërrohen në liqene të vogla. Ekspertët tanë zhvilluan inspektime në disa drejtime dhe saktësuan se banketet nuk janë pastruar, ato janë plot me rërë, me degë, gjethe dhe sedimente. Uji nuk ka se ku të kullojë ne shkelim dhe lëvizim në një liqen.Nuk është pastruar bimësia, shenjat nuk shikohen, shënimi nuk është rregulluar. Shoferët vetëm mund të shpresojnë tek fati i tyre.
Dhe një diçka tjetër - nuk është një sekret se në Bullgari kontroll mbi automobilat të cilat kalojnë transit nuk ka. Ata, të cilët kalojnë çdo javë transit përmes vendit tonë e dinë këtë. E dinë se ka dhe korrupsion dhe se mundin me 10 euro të vazhdojnë përpara. Kështu ata nuk i respektojnë rregullat as për pushim, as për kufizimin e shpejtësisë, as për mbingarkesë. Organet tona realizojnë një presion jonjerëzor mbi shoferët bullgarë - për shpejtësi, dokumente, përfshi dhe për gjoba të papaguara, kurse për të huajt, të cilët kalojnë transit nuk na intereson aspak. Studimet e Institutit për Sigurinë në Rrugë tregojnë se, mbi 90% nga të huajt e sanksionuar tek ne nuk i paguajnë gjobat.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESRezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..