Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iniciativa e “Tre Deteve” dhe Bullgaria

Foto: BTA

Viti 2021 është viti, në të cilin Bullgaria do të kryesojë iniciativën e “Tre deteve”. Në një ceremoni të posaçme në qytetin Talin presidenti Rumen Radev u prit nga homologja e tij estoneze Kersti Kaljulaid. Lidhja digjitale qe mes prioriteteve estone në krye të bashkimit regjional, si dhe puna mbi fondin e investimit, nga i cili do të financohen projekte në fushën e transportit, të energjetikës dhe të komunikimit. Cilat do të jenë prioritetet bullgare në krye të iniciativës, e cila bashkon 12 shtete evropiane midis deteve Adriatik, Baltik dhe Deti i Zi?

Bullgaria nuk ka interes të mbetet në periferi të bashkimit strategjik, prandaj një aksent i rëndësishëm i fjalimit të udhëheqësit bullgar të shtetit Rumen Radev në Talin qe domosdoshmëria që ndaj iniciativës të aderohen Greqia, Turqia dhe Qiproja - komentoi para Radios Kombëtare Bullgare diplomati Valentin Radomirski.

Валентин Радомирски

Bullgaria, në personin e presidentit mori përsipër angazhimin të marrë pjesë në fondin e investimeve në një nivel minimal, me fjalë të tjera me 20 milionë euro. Përveç kësaj, presidenti Radev apelon që investimet, të cilat vendet-anëtare të iniciativës i bëjnë në fond të jenë të drejtuara ndaj arsimit.

“Katër nga shtetet anëtare nga Evropa Qendrore të iniciativës “Tre dete” - Çekia, Austria, Sllovakia dhe Polonia, akoma nuk kanë dhënë premtim, se do të përfshihen dhe se me çfarë shumash në këtë fond, derisa 8 të tjerat kanë deklaruar pjesëmarrje në një nivel minimal, si dhe Bullgaria. Kjo do të thotë se, ka dyshim sesi do të shpërndahen këto investime, në cilat degë. Dhe këtu vjen në kohë propozimi i presidentit Radev dhe kjo me të vërtetë është në një sferë, e cila  e drejtë ose jo, kohët e fundit është e përbuzur nga Evropa Lindore”-analizon Valentin Radomirski.

Sipas fjalëve të tij kjo është një veprim i mirë për diplomacinë bullgare dhe ajo tregon se shikon nuanca në pozitat e vendeve nga Evropa Lindore dhe mundohet të gjejë vendin e vet të ri. Çështje tjetër është se këto 20 miliona, të cilat i lëshojnë vendet, edhe sikur t’i drejtojmë  arsimit, janë të pamjaftueshme. “Duket se në Bullgari mes qarqeve të caktuara ka konsiderata, derisa të aderohemi ndaj iniciativës për “Tre detet” dhe në çfarë mënyre. Këto konsiderata nuk janë kaq të jashtme, sesa të brendshme politike. Problemet midis presidentit dhe kryeministrit ndikojnë mbi shumën, të cilën shteti është gati të investojë në projekt”.

Tanimë ka dëshirë të deklaruar të njërës prej forcave të sapoformuara politike tek ne, të ngulmohet pjesëmarrja bullgare në iniciativën “Tre dete”.

“Por duhet të kihet parasysh se në këtë moment iniciativa “Tre dete” mund të bëhet një nga iniciativat bazë, e cila të shkaktojë një rishpërndarje të re në Bashkimin Evropian. Duhet të jemi jashtëzakonisht të vëmendshëm, me qenë se kjo nuk është në favor të Bullgarisë”- alarmon diplomati Valentin Radomirski. “Ne nuk duhet të biem në bllokun evropianolindor, pavarësisht sesi do të quhet ai,Tre detëose në ndonjë mënyrë tjetër, i cili i kundërvihet Evropës së vjetër. Duhet t’i forcojmë lidhjet tona me Evropën, sepse ky është burimi i vetëm tani për tani i ndonjë farë garancive për sigurinë tonë”, qe kategorik ai.

Iniciativa “Tre dete” është krijuar gjatë vitit 2016, kurse zanafilla e saj është akoma nga koha e luftës së ftohtë. Ajo shkel mbi strategjinë për Intermarium, të zhvilluar si një korridor sanitar kundra Rusisë bolshevike nga ushtria polake. “Pas ngjarjeve në Ukrainë dhe në Kiev gjatë vitit 2014, u krijuan kushte të favorshme për ringjalljen e saj, me qenë se në Ukrainë erdhi në pushtet një qeveri, e cila donte një integrim më të madh me Perëndimin”, sqaroi Radomirski. Prioritetet e saj sot nuk janë më kaq ushtarako-strategjike, por janë të drejtuara ndaj zhvillimit të vendeve evropianolindore.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend

Kabineti i dytë zyrtar, i kryesuar nga Dimitër Gllavçev, u betua para Kuvendit Popullor. Detyra kryesore e ekipit të ministrave në detyrë do të jetë sërish mbajtja e zgjedhjeve të ndershme, me votimin e radhës të parakohshëm parlamentar të planifikuar..

botuar më 24-08-29 7.15.PD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Presidenti ka nxjerrë një dekret për emërimin e një kabineti të ri

Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev . Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në..

botuar më 24-08-27 9.07.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord. Lulëzimi intensiv i ullinjve u dha shpresë prodhuesve akoma në pranverë pas sezonit të dobët të..

botuar më 24-08-23 3.30.MD