Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgare në Londër tregon

Tatjana Daskallova jeton në Ishull, por shkruan poezi për Bullgarinë

4
Foto: arkiv personal

Po rritet numri i bullgarëve, të cilët janë vendosur jashtë përkohësisht, ose kanë ndërmarrë nëpër rrugën e gjatë të integrimit  në një shtet tjetër të huaj. Përpara 17 vjetëve zgjedhjen e vet fatale e bën dhe poetesha nga qyteti Ruse Tatjana Daskallova. Ajo niset për në Britaninë e Madhe, e tunduar nga mundësia të mësojë më shumë për botën e huaj dhe për kulturën perëndimore. Si një gazetare e diplomuar, Tatjana i aplikon mjeshtëritë e veta për komunikim dhe në punën e saj në ishull. Aty ajo krijon firmë të vet për ndihmë shtëpiake dhe kështu u ndihmon dhjetëra bullgareve të marrin një punë ligjore. Njëkohësisht me këtë ajo punën dhe si dado pranë një kompanie angleze në Londër, gjë e cila i jep mundësi të mund të njohë njerëz të ndryshëm dhe kultura në qytetin kozmopolit.


I bën një përshtypje shumë të fortë reagimi i një vajze të vogël angleze. Kur i ka treguar një fotografi të një bullgareje të veshur në veshje popullore bullgare, fëmija me shumë admirim e ka pyetur, nëse gruaja në fotografi është një princeshë e vërtetë. Kjo e ka mahnitur jashtë mase Tatjanën. Ajo tregon se, ka përjetuar çaste të tjera të ngjashme të një krenarie nga fakti se është bullgare.

“Jetoj në Londër dhe ndihem këtu shkëlqyeshëm. Shkruaj për Bullgarinë në vjersha, sepse ajo është pjesë nga zemra ime dhe gjithmonë më mungon! Zyrtarisht në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë mbi 200 mijë bashkatdhetarë tanë. Unë udhëtoj shumë nëpër vend dhe kështu mësoj për të tjerët, përzihesh me ta , por dhe shpërndan kulturën tënde personale si dhe jetesën në një territor të huaj. Këtu, në Ishull vendosen kryesisht bullgarë të arsimuar. Të tjerë vijnë, që të mund të grumbullojnë përvojë, mësojnë dhe kthehen në Bullgari. Por, fillimi gjithmonë është i vështirë.

Kur erdha në Londër, në periudhën përpara hyrjes sonë në Bashkimin Evropian, ne duhej të lëshonim të ashtuquajturën vizë biznesi, që të mund të krijojmë firmat tona. Dhe pak nga pak filluam të integrohemi, u bëmë më të hapur si njerëz, u mësuam t’i ndihmojmë njëri-tjetrit. Dashuria, respekti midis njerëzve - ato janë në plan të parë. Tani, në kohën e pandemisë, shikohet akoma më qartë se nuk ka kufi. Unë nuk mendoj  se dalja e Anglisë nga Bashkimi Evropian  është diçka e domosdoshme, që do të na sjellë një luks dhe rehati më të madhe. Por, shteti është i pavarur, ai u dha shans njerëzve të bëjnë zgjedhjen e vet  dhe tani e merr parasysh atë. Ajo e cila gjithmonë më ka pëlqyer këtu është pozitivja, qëndrimi optimist ndaj çdo gjëje e cila ndodh. Anglezët nuk dorëzohen kollaj, por kanë dhe rregulla shumë të forta, të cilat të detyrojnë të mësohesh, të jesh korrekt ndaj të tjerëve, të punosh dhe të mos të gënjesh asnjeri - këto janë vlera të lashta”.

Përmbledhja e parë me vjersha të Tatjana Daskallovës doli në Londër përpara disa muajsh  dhe u pranua me një vëmendje të madhe nga bashkatdhetarët tanë aty. Në të janë përfshirë 40 vjersha nën titullin “Deri tek kapilarët e dashurisë”.

Në përgjithësi tema është për rrënjët e thella të dashurisë. Mes këtyre “kapilareve” Tatjana shikon vende të dashura e të preferuara të cilat i ka vizituar në Londër, vendin e lindjes së Jane Austen në Angli, në Spanjë – rrugën deri në Santiago de Compostela, dhe po kështu qytetet Varna dhe Burgas në Bullgari. “Vendi ku jetoj më frymëzon dhe më përmbush me ide të shumta, ëndërroj të mund t’i realizoj  një ditë, në qoftë se kthehem në Bullgari” - thotë Tatjana.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Fotografja Mihaella Arojo: Është e rëndësishme të njohim historinë e bullgarëve të Besarabisë

Mihaella Arojo është një fotografe profesioniste nga Varna dhe nuk ka të afërm apo miq që janë bullgarë besarabianë. Megjithatë, në vitin 2019, e impresionuar nga një prej udhëtimeve të saj në një festival të të rinjve në një fshat moldav, ajo vendosi..

botuar më 24-12-02 7.30.PD
Ekaterina Titova

Shën Joani i Rilës dhe Shën Joani i Kronshtadit - dy mrekullibërës "Përmes fuqisë së Krishtit"

Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit Julian, piktorja Ekaterina Titova prezantoi veprat e saj të reja në ekspozitën "Përmes fuqisë së..

botuar më 24-11-25 7.20.PD

Një bullgare me çmimin prestigjioz Global Lifetime Achievement Women in Tech 2024

Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..

botuar më 24-11-19 3.31.MD