Nëse shtetasit e huaj të cilët banojnë përkohësisht në vendin tonë, ndiejnë simptoma, të cilat u përngjajnë infektimit të koronavirusit, do të marrin një ndihmë të menjëhershme mjekësore, bindin nga Inspektorati Shëndetësor Rajonal i kryeqytetit. Njerëzit me një çrregullsi dhe sëmundje të ngjashme mund t'i drejtohen çdo një spitali.
“Këta të cilët vijnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, duhet të kenë me vete një kartë shëndetësore evropiane - sqaron doktoresha Irina Gajtanevska nga Inspektorati Shëndetësor Rajonal në Sofje. Përmes saj ata do të marrin një shërbim mjekësor i cili i takon çdo një qytetari të Bashkimit Evropian. Të gjithë njerëzit e tjerë është e domosdoshme që të lidhen me Inspektoratin Shëndetësor Rajonal përkatës, ku do t’i ndihmojnë”.
Uebfaqet e Ministrisë së Shëndetësisë, inspektimet shëndetësore rajonale dhe të institucioneve të tjera shtetërore po kështu përmbajnë informatë, e cila mund të jetë e dobishme për të huajt me simptoma të Covid-19, mirëpo ajo është kryesisht në gjuhën bullgare gjë që e bënë të vështirë për qasje nga të huajit.
Sipas fjalëve të doktoreshës, në spitalet nuk bëhet dallim midis qytetarëve bullgarë dhe të huaj dhe që të gjithë marrin një ndihmë mjekësore adekuate për gjendjen e tyre, pavarësisht nga situata e ndërlikuar epidemike dhe mungesa e pritur e shtretërve.Në ndryshim nga të huajt, të cilët direkt kthehen ndaj spitaleve, bullgarët me dyshime për koronavirus më përpara duhet të lidhen me mjekun e tyre personal. Pikërisht ai vendos nëse t’i drejtojë drejt ndonjë spital ose t’u rekomandojë të mbeten në shtëpi. Por, në qoftë se gjithsesi kanë nevojë nga një kujdes të mëtejshëm mjekësor, ata do të shpien në Qendrën Koordinuese të Spitalit Infektiv të kryeqytetit, i cili ekziston që prej 2 muajve.
“Ky është vendi, i cili pranon që të gjithë pacientët e transportuar nga Qendra e Urgjencës Mjekësore me infektim të dyshuar me koronavirus në ekzaminimin fillestare në shtëpi - thotë akoma doktoresha Irina Gajtanevska në një intervistë për Radio Bullgarinë. Aty ata ekzaminohen plotësisht, u bëhet një anamnezë më e hollësishme dhe gjatë një domosdoshmërie bëhen analiza të mëtejshme. Në qoftë se njeriu i caktuar ka nevojë për hospitalizim, ai shkon në spitalin përkatës, në të cilin do të marrë kujdesin më të drejtë mjekësor. Por, po të duhet të mbetet nën një shërim në kushte shtëpie, do të ndiqet nga mjeku i përgjithshëm praktikues”.
Kur ndonjë mjek në qendrën koordinatave vendos, se është mirë që pacientit t’i bëhet një PSR test, ai është falas. “Por, ky nuk është laborator, në të cilin secili mundet me dëshirë të shkoj dhe të bëj analizën për korona virusin”, nënvizon doktoresha Irina Gajtanevska.
Të gjithë shtetasit – bullgarë dhe të huaj, mund të bëjnë PCR teste me dëshirë të vet me çmim mesatar nga 120 leva dhe një test të shpejtë për ekzistencën e antitrupave për koronavirus për afro 30 leva në laboratorët e licencuar në territorin e vendit. Me urdhër nga 21 tetori 2020 ministri i shëndetësisë caktoi 65 institucione mjekësore, shëndetësore dhe inspektime rajonale shëndetësore për ekzaminimin e specializuar mjekësor diagnostikues “Reaksion zinxhir polimerazë për zbulimin e Covid-19”. Ata janë në Sofje, Varna, Stara Zagora, Burgas, Pllovdiv, Pleven, Kërxhali, Razgrad, Ruse, Vraça, Silistra, Haskovo, Pernik, Veliko Tërnovo, Asenovgrad, Petriç, Montana, Sliven, Gabrovo, Shumen, Bllagoevgrad, Goce Dellçev, Panagjurishte.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA dhe Inspektorati Shëndetësor Rajonal
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..