Pylli i vetëm në Bullgari prej sekuojash ndodhet afër fshatit Bogosllov, tregon videoja e radhës prej iniciativës së Ministrisë së Turizmit për popullarizimin e vendeve më pak të njohura në vend. Pemët e para janë mbjellë në vitin 1890, ndërsa farërat janë sjellë nga një detar nga atdheu u sekuojave në Kaliforni. Më vonë pylltarët mbollën akoma 100 sekuoja dhe kështu u formua pylli i sotëm, tregon Ministria në faqen e vet.
Sekuojat bullgare janë 30 metra të larta, dhe trungui tyre është nga më të mëdhenjtë -9 metra. Ky lloj është organizmi më i madh i gjallë.
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..
Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..