Presidenca dhe qeveria janë marrë vesh për emërimin e 10 ambasadorëve të rinj bullgarë, bëri të ditur gazeta “24 orë”, duke u mbështetur tek Sistemi Informativ për Informacion Juridik i Këshillit të Ministrave. Pritet dhënia e urdhrave të Presidentit. Të gjitha emërimet e reja janë të diplomatëve të karrierës të moshës deri në 40 vjet.
Margarita Ganeva është ambasadorja e re bullgare në Poloni. Për në Hungari niset Hristo Polendakov. Ambasadore pranë Këshillit të Evropës do të jetë Maria Spasova. Në Tunizi shkon Veselin Djankov, ndërsa në Egjipt Dejan Katraçev. Përfaqësuese e Bullgarisë në OKB bëhet Llëçezara Stoeva. Për Argjentinën është miratuar ambasadori Stojan Mihajllov, për Brazilin – Bozhidara Sërçaxhieva, ndërsa për Meksikën Milena Ivanova. Marieta Arabaxieva është ambasadorja e re në Japoni.
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..