Na vjen keq për pamundësinë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut t’i afrojnë maksimalisht institucionet e tyre gjatë Presidencës së përbashkët bullgaro maqedonase të Procesit të Berlinit për shkak të shpërthimit të papritur të pandemisë së Covid-19. Këtë e tha ambasadori bullgar në Shkup Angell Angellov më 28 tetor gjatë mëngjesit të parë të punës të zhvilluar në kuadrin e Presidencës bullgaro-maqedonase, bëri të ditur MPJ-ja bullgare.
Në prani të ambasadorëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Gjermanisë Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani shprehu shpresë që iniciativa për lëvizje me karta identiteti mes vendeve të Ballkanit Perëndimor të jetë ndër temat e takimit të ministrave të ekonomisë në kuadrin e Procesit të Berlinit në Sofje më 5 nëntor."Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..