Bullgaria do ta njohë gjuhën dhe identitetin maqedonas, në qoftë se Maqedonia e Veriut njeh se historikisht ato kanë rrënja bullgare. Këtë kompromis e propozoi ambasadori bullgar në BE në mbledhjen e këshillit të ambasadorëve në Bruksel, njoftoi botimi elektronik “Poliitko”, duke u mbështetur tek informacioni i “një diplomati të lartë”
Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur para BNR-së se nuk do të komentojnë publikimin. Ministria bullgare vuri në dukje gjithashtu se pozita e Bullgarisë mbetet e tillë siç është e miratuar nga Parlamentit i vendit.
Sa i përket kësaj teme Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva tashmë komentoi se ashtu si Bullgaria e njeh realitetin, ashtu dhe Shkupi duhet ta njohë të kaluarën.Serbia kërkoi një perspektivë më të qartë evropiane për Ballkanin Perëndimor “Ballkanit Perëndimor i duhet një perspektivë më të qartë evropiane”. Këtë e ka deklaruar ministri i jashtëm serb Nikolla Sellakoviç në konferencën e shtypit të..
Që sot, Bullgaria zyrtarisht është në një garë zgjedhore. Ajo vazhdon 29 ditë dhe përfundon në orën 24.00 në mesnatë më 2 prill 2021, tregon vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor. 24 orë përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare më 4 prill..
Sot është afati përfundimtar, në të cilin partitë dhe koalicionet, të regjistruara për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, duhet të paraqesin në komisionet e zgjedhjeve të qarkut listat me kandidatët për deputetë. Nëse bullgarët do të shikojnë në to..