Bullgaria do ta njohë gjuhën dhe identitetin maqedonas, në qoftë se Maqedonia e Veriut njeh se historikisht ato kanë rrënja bullgare. Këtë kompromis e propozoi ambasadori bullgar në BE në mbledhjen e këshillit të ambasadorëve në Bruksel, njoftoi botimi elektronik “Poliitko”, duke u mbështetur tek informacioni i “një diplomati të lartë”
Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur para BNR-së se nuk do të komentojnë publikimin. Ministria bullgare vuri në dukje gjithashtu se pozita e Bullgarisë mbetet e tillë siç është e miratuar nga Parlamentit i vendit.
Sa i përket kësaj teme Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva tashmë komentoi se ashtu si Bullgaria e njeh realitetin, ashtu dhe Shkupi duhet ta njohë të kaluarën.Tepër e rëndësishme është që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të flasin në një gjuhë normale dhe të shkëmbejnë mendime, sepse në muajt e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve u tensionuan dhe filloi të formohet imazhi i armikut nga të dy palët. Këtë e tha..
A do të fillojë dialogu politik midis Turqisë dhe Greqisë? “Greqia dhe Turqia kanë një shans real të pakësojnë tensionin, të shkaktuar nga mosmarrëveshjet e tyre në Mesdheun Lindor”. Këtë e ka thënë ministri i jashtëm gjerman Hajko Maas,..
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 4 prill do të jenë më të ndryshme se sa votimet e deritanishme. Shkaku është se ato do të mbahen në kushtet e pandemisë. Asnjë institucion ose qeveri as në Evropë as në botë nuk është në gjendje të parashikojë..
Tepër e rëndësishme është që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të flasin në një gjuhë normale dhe të shkëmbejnë mendime, sepse në muajt e fundit..