Pak para orës 14.00 në Sofje, si dhe në qytete të tjera bullgare, përfshi këtu Ruse dhe Varna, u ndje një tërmet. Lëkundja sizmike u regjistrua edhe në Turqi dhe Greqi, njoftuan observatorët vendas dhe ndërkombëtarë. Sipas burimeve greke dhe Shërbimit Gjeologjik Amerikan magnituda ka qenë 7 sipas shkallës së Rihterit. Shërbimi Gjeologjik Amerikan bëri të ditur se thellësia ka qenë rreth 10 km., ndërsa epiqendra 33.5 km. larg bregut jugperëndimor të Turqisë, në rajonin e Izmirit, afër Dodekaneze – një grup ishujsh grekë në Detin Egje. Tani për tani nuk ka informacion për viktima, por ka dëme të mëdha.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..