Në një letër të hapur ndaj institucioneve bullgare dhe evropiane Forumi Atomik Bullgar ngul këmbë që energjetika bërthamore të bëhet pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër në BE dhe të ketë përkrahjen financiare për zhvillimin e saj, transmetoi BTA.
Organizata insiston që në strategjinë e vendit kategorikisht të jetë i pranishëm ndërtimi i bllokut të parë dhe i bllokut të dytë të centralit atomik “Belene” , si dhe ndërtimi i reaktorëve 7 dhe 8 të centralit atomik “Kozlloduj”.
Kryetari i Komisionit të Energjetikës Valentin Nikollov vuri në dukje se vitet 2020 dhe 2021 janë më të rëndësishmet për Bullgarinë, sepse në qoftë se nuk fillon asnjë nga projektet vendi do ta humbasë energjetikën e vet për gjithmonë.
Përfundimi i çdo një prej kapaciteteve të reja kërkon të paktën 10 vjet, shtoi Nikollov.Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..