Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Shqipëri mbrojtën historinë e tyre

Foto: arkiv

Shoqata e Miqësisë Bullgaro-Shqiptare në qytetin Korça përhapi në rrjetet sociale një deklaratë kundër shpifjeve të Shoqatës Maqedonase “Ilinden” – Tiranë, transmetoi agjencia BGNES. Maqedonistët dënuan deklaratën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, i cili më 15 tetor në Sofja tha se “pakica bullgare është një urë e çmueshme midis dy popujve”.

Nga Shoqata “Ilinden” theksojnë se ministri ka ofenduar pakicën maqedonase në Shqipëri me “gënjeshtrën historike për ekzistencën e bullgarëve në Shqipëri”.

Shoqata e Miqësisë Bullgaro-Shqiptare rikujton se pakica bullgare në Shqipëri është pjesë e pandarë e shtetit shqiptar dhe jeton aty që prej shekujsh, pra shumë kohë para se të formohet identiteti maqedonas në mesin e shekullit të XX.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!