Më 8 nëntor Kisha Ortodokse Bullgare kremton festën e madhe të krishtere Tubim të Shën Arkangjel Mihaillit dhe qenieve të tjera qiellore të patrupëzuara. Në mbarë vendin shërbehen liturgji të shenjta solemne dhe bëhet bekim të ujit për nderë të prijësit të ushtrisë qiellore. Nuk janë pak edhe kishat dhe manastiret bullgare kushtuara Shenjtorit Arkangjel Mihaill të cilët çdo vit më 8 nëntor shënojnë festën e tyre. Disa prej tyre veprojnë edhe më sot, ndërsa të tjerë vetëm kujtojnë lulëzimin e fesë në shekujt e kaluar. Ndër ta është edhe manastiri shkëmbor “Shën Arkangjel Mihaill” jo larg qytetit danubian Ruse. Ka kohë që jeta shpirtërore aty ka ndaluar, por shenjtërorja e përkrahur nga mbrojtësi i saj qiellor ruan historinë shekullore bullgare. Në këtë vend të shenjtë na çon botimi nga koleksioni i Radios Bullgarisë “Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” rreth Ivanovos – vatër e hezikastisë”.
Më 4 shkurt, në qytetin Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore) do të mbahet një ritual i vendosjes së luleve për të shënuar 153 vjetorin e lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev. Nuk do të ketë festë të përbashkët të përvjetorit me Maqedoninë..
Më 2 shkurt, Kisha Ortodokse kremton Paraqitjen e Zotit Jezu Krisht në Tempull. Kjo është një nga dymbëdhjetë festat e mëdha të Zotit gjatë vitit dhe kremtohet që nga shekujt e parë të krishterimit. Ligji i Moisiut parashikonte nëse fëmija i..
Stefan Stambollov është një nga politikanët dhe revolucionarët më trima, tha nënpresidentja Iliana Jotova në një fjalim në ceremoninë e shënimit të 171 vjetorit të lindjes së burrit të shtetit në Sofje. “Në kohën tonë njerëz si ai janë pak të njohur”. I..