Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Takim përgatitor të ministrave të jashtëm nga Procesi i Berlinit

Foto: BGNES

Takim i ministrave të jashtëm nga Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor do të zhvillohet më 9 nëntor në kuadrin e Presidencës së parë të përbashkët të Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore. Për shkak të pandemisë takimi do të bëhet me video-konferencë. Bashkë kryesuesit do të jenë ministrat e jashtëm të të dyja vendeve Ekaterina Zaharieva dhe Bujar Osmani. Forumi përgatit Samitin më 10 nëntor 2020 në Sofje. Do të shqyrtohen sfidat përpara Ballkanit Perëndimor në kontekstin e masave për mirëbesim dhe përmirësim të bashkëpunimit regjional, përfshi përmes një lidhje më të mirë  midis njerëzve dhe infrastrukturës. Aksenti do të jetë dhe tema për të rinjtë dhe shoqërinë civile, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Që nga data 9 nëntor Rumanie fut kufizime të reja kundra Covid-19

Foto: BGNES

Presidenti rumun Klaus Johannes shpalli masa të reja për luftë kundra pandemisë nga koronavirusi, njoftoi televizioni DIGI24. Që nga 9 nëntori ndalohet lëvizja gjatë natës pa deklaratë. Maskat janë të detyruara kudo. Mbyllen pazaret. Që të gjitha shkollat kalojnë drejt një arsimi online. Dyqanet do të punojnë deri në orën 21.00. Ndalohen festimet private dhe shoqërore. Nëpunësit në sektorin shtetëror dhe privat kalojnë drejt një pune në distancë, aty ku kjo është e mundur. Tani për tani autoritetet janë kategorik, se nuk do të imponojnë një karantinë të përgjithshme.

Serbia po e shton deficitin e vet buxhetor për shkak të korona krizës

Foto: Archiv

Qeveria serbe miratoi për herë të dytë shpenzime suplementare buxhetore për vitin 2020. Ato do të jenë për kompensimin e dëmeve nga pandemia dhe të shpenzimeve më të larta për kujdese mjekësore, transmetoi Agjencia REUTERS. Deficiti rritet deri më 4,87 miliardë dollarë ose 8,9% nga Produkti i Brendshëm Bruto Serb. Paratë do të drejtohen për pajisjen dhe ndërtimin e spitaleve për Covid-19, investime në infrastrukturë dhe subvencione për biznesin dhe bujqësinë. Deficiti i shtuar do të mbulohet me kredi të brendshme dhe të jashtme. Qeveria pret që ekonomia e vendit të ngushtohet me 1% deri në fund të vitit, dhe jo me 1,8% siç qe prognoza e mëparshme.

Anija turke “Fatih” filloi shpime të reja në Detin e Zi

Foto: BGNES

Anija turke “Fatih” filloi një shpim të ri në Detin e Zi, njoftoi CNN Turk. Ministri i Energjetikës dhe i Burimeve Natyrore Fatih Dönmez shkroi në Twitter, se pas veprimtarive përgatitore shpimet në pusin Turkali-1 tanimë kanë filluar dhe do të vazhdojnë 75 ditë. “Le të jetë i frytshëm”, uroi ministri. Presidenti turk Rexhep Erdogan tanimë shpalli, se gjatë shpimeve në anijen “Fatih” në Detin e Zi, Turqia ka zbuluar një fushë me një potencial prej 405 miliardë metra kub gaz. Kjo është sasia më e madhe, e zbuluar deri tani në historinë e vendit.

Ish liderët e Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës iu dorëzuan gjykatës në Hagë

Foto: BGNES

Presidenti i deritanishëm i Kosovës Hashim Thaçi, lideri i Partisë Demokratike Kadri Veseli dhe kryetari i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi u dorëzuan vullnetarisht në Gjykatën Speciale në Hagë. Ata janë të akuzuar për krime ushtarake si liderë të Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës-UÇK. Thaçi vullnetarisht u largua nga posti presidencial. EULEX arrestoi dhe dërgoi në Hagë dhe ish kryetarin e parlamentit Jakup Krasniqi. Qeveria kosovare deklaroi se, lufta e Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës ka qenë e drejtë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.

Në Athinë hapi dyer xhamia e parë vepruese

Foto: grreporter.info

Pas një vonimi 14 vjeçar, më 2 nëntor hapi dyer xhamia e parë në Athinë. “Pas përpjekjeve shumëvjeçare, Greqia po dërgon një mesazh të qartë për demokraci, liri fetare dhe respekt”, tha  sekretari i përgjithshëm mbi çështjet fetare Jorgos Kalancis, i cituar nga gazeta “Кathimerini”. Botimi nënvizon  se lutja e parë është zhvilluar gjatë një respektimi të përpiktë të masave kundra koronavirusit, të aplikuara në të gjithë Greqinë. Imami i parë i xhamisë është Zaki Mohamed një qytetar grek 49 vjeç i cili ka lindur në Marok.

Autor: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD