Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarët bullgarë përkrahën pozitën e qeverisë për Maqedoninë e Veriut

Akademia Bullgare e Shkencave
Foto: Ani Petrova

Akademia Bullgare e Shkencave shpalli se “i gjen të frytshme përpjekjet e qeverisë bullgare për të integruar Maqedoninë e Veriut me vlerat e BE-s dhe mbështet pozitën e saj para Komisionit Evropian” sipas së cilës ajo nuk pranon kornizën e propozuar negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Në pozitën e Akademisë Bullgare të Shkencave theksohet se ajo do të mbrojë me fakte shkencore të vërtetën historike për të kaluarën e krahinës historiko-gjeografike Maqedonia, duke përfshirë përkatësinë kombëtare dhe kulturore të shumicës së banorëve të saj.

Akademia do të vazhdojë me studimin e temës “Maqedonia” dhe me popullarizimin e rezultateve pavarësisht nga ndikimet dhe synimet politike të qarqeve të caktuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut për shtrembërimin e së kaluarës.”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gorica Grënçarova-Kozhareva është kryeministrja e re në detyrë

Kreu i shtetit Rumen Radev zgjodhi kryeministre në detyrë Gorica Grënçarova-Kozhareva, nënkryetare e deritanishme të Dhomës së Auditimit. Kushtetuta nuk përcakton një afat në të cilin ushtruesi i detyrës së kryeministrit duhet të paraqesë përbërjen..

botuar më 24-08-09 11.54.PD
Petër Dimitrov

Për shkak të thatësirës, Bullgaria ka vështirësi në furnizimin me ujë shtesë për Turqinë dhe Greqinë

Nga ana turke kemi një kërkesë nga ambasada në Sofje në fund të korrikut për të siguruar sasi shtesë uji nga lumi Marica. Nuk kemi një dalje të rregulluar përgjatë lumit Marica. Situata në Bullgari është jashtëzakonisht alarmante duke pasur parasysh..

botuar më 24-08-09 10.04.PD

Parashikimi i motit për 9 gushtin 2024

Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot i kthjellët Të premten do të mbizotërojë mot me diell. Rritje të përkohshme më të ndjeshme të vranësisë do të ketë në gjysmën veriperëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare në..

botuar më 24-08-08 7.35.MD