Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreshmët e Krishtlindjes – një kohë për të pastruar shpirtrat dhe për të mbushur zemrat me dashuri

Foto: arkiv

Fillojnë Kreshmët e Krishtlindjes, të cilat sipas traditës së krishterë zgjaten 40 ditë. Krahas përmbajtjes nga ushqimi me origjinë shtazore, kreshma e krishterë përfshin edhe përmbajtjeje nga mendime, fjalë  dhe vepra të këqija dhe mëkatare. Sipas të thënës nga Shën Joan Gojëmbël- “dobia nga kreshma nuk duhet të të kufizojë vetëm në përmbajtja nga ngrënia e një ushqimi më pikant dhe të yndyrshëm, sepse kreshma e vërtetë është largimi nga të këqijat. Shmangu padrejtësinë. Fal të afërmit fyerjen. Fal borxhlinjtë”.

Kur vetëdija është e pastër për nga mendimet për jetën dhe nevojat tokësore, atëherë shpirti ynë spastrohet. Ne fillojmë ta perceptojmë në një mënyrë të ndryshme mjedisin i cili na rrethon, kurse njerëzit rreth nesh na bëhen më të afërt, sepse hapin zemrën tonë dhe lejojmë që ajo të mbushet vetëm me dashuri. Atëherë kujtohemi se, shqetësimet dhe përkujdeset tokësore nuk janë asgjë tjetër përveç sprova, të cilat na bëjnë edhe më të fortë dhe na ndihmojnë  të kërkojmë të mirën kudo. Dhe sot, në këtë vit të përmbushur me sprova të shumta, apeli ynë ndaj jush është i njëjti: Hapni zemrat tuaja për dashurinë e të afërmeve, duke treguar dhembshuri dhe mirësi ndaj të panjohurve. Zgjidhni dhe fjalët, me të cilat flisni, që të mos të prekni padashur dikë. Të jeni kokë ulur!




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..

botuar më 24-03-21 7.15.PD

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..

botuar më 24-03-17 10.05.PD

Shenjtëria e tij Patriarku Bullgar Neofit u largua nga ne

Pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 78-vjeçare u largua nga ne Shenjtëria e Tij Patriarku Bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Neofit. Pak para mesnatës, më 13 mars, në një deklaratë zyrtare, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare njoftoi se..

botuar më 24-03-14 9.22.PD