Belica – qyteza e strukur në zemrën e malit Rilla është një zbulim i vërtetë për adhuruesit e natyrës dhe të turizmit. Në rajonin përreth janë bashkësitë më të bukura dhe më mirë të ruajtura të bredhit të bardhë në Ballkan. Shtigjet malore, të njomura me frymën e myshkut të lagësht, kalojnë nëpër pyje të dendura ahu dhe bredhi, ku larg e për larg përhapet jehona e korit të zogjve.
Atraksioni më i njohur në rajonin e Belicës është Parku për riadaptim të arinjve vallëzuesë i shtrirë nëpër lëndina të pafundme plotë diell. Del që në këtë mjedis krijuar artificialisht arinjtë jetojmë me 5 deri në 10 vjet më shumë se sa arinjtë në natyrën e egër.
Del që edhe koronavirusi nuk është pengesë për turistët që kërkojnë kontaktin me arinjtë. Edhe gjatë vjeshtës nuk pushon rrjedha turistike pranë gardheve prej tela.
Parku mbyllet për gjymin dimëror të arinjve në fillim të dhjetorit. Deri atëherë secili që ka dëshirë mund ta frekuentojë.
Më shumë për “parajsën e arinjve” mund të lexoni në botimin “Belica – qyteti i arinjve kërcimtarë dhe i natyrës mahnitëse” nga koleksioni I Radio Bullgarisë
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..
Festivali i figurave të rërës rikthehet për të 17-ën verë radhazi në qytetin bregdetar Burgas. Ai do të hapë dyert për vizitorët më 5 korrik në parkun “Liqeni”, njoftoi BTA. Një shfaqje të veçantë me rastin e hapjes do të prezantojnë Shkolla e Baletit..
Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas minoriteteve..