Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti deklaron fundin e "robërisë së borxhit"

Foto: BTA

Me ndryshimet në Ligjin për Detyrimet dhe Kontratat të miratuara në lexim të dytë, deputetët vendosën një parashkrim absolut 10-vjeçar në lidhje me detyrimet private të personave fizike. Propozimi u bë nga deputetë nga Patriotët e Bashkuar, sipas të cilëve Bullgaria ishte i vetmi vend i BE-së që nuk vendosi një parashkrim absolut për detyrimet e qytetarëve. Sipas kërkuesve, ndryshimi mbron gjithashtu interesat e kreditorëve, duke pasur parasysh periudhën e gjatë në të cilën ata mund të organizojnë mbledhjen e të arkëtueshmeve të tyre.

Në pozicionin e saj, Dhoma Bullgare e Tregtisë kategorikisht kundërshtoi vendosjen e parashkrimit. Sipas saj, shteti ndërhyn në marrëdhëniet e së drejtës private midis subjekteve të barabarta, për të cilat kontratat e lidhura kanë fuqinë e ligjit, duke u dhënë përparësi interesave të një grupi subjektesh në kurriz të një tjetri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 dhjetorin 2024

Të enjten do të jetë me vranësira. Reshjet do të vazhdojnë dhe do të jenë të konsiderueshme në Bullgarinë Qendrore Veriore, ku do të bjerë borë. Borë do të bjerë në shumë rajone të  Bullgarisë Perëndimore. Në rajonin e malit Rodopa dhe në Bullgarinë..

botuar më 24-12-25 6.50.MD

Presidenti shprehu ngushëllime për viktimat e rrëzimit të avionit në Kazakistan

Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi presidenti Rumen Radev në profilin e tij në rrjetin social “X” me rastin e rrëzimit të avionit që..

botuar më 24-12-25 5.42.MD

Skulpturat e Sofjes u gdhinë me dhurata

Për të pestin vit radhazi, Etydet e Sofjes/Skicat e Sofjes kënaqën qytetarët e Sofjes me dhuratat e vendosura në statujat e qytetit. Çdo vit fotografi Ivan Shishiev dhe gruaja e tij blejnë libra për banorët e Sofjes, i paketojnë dhe i vendosin pranë..

botuar më 24-12-25 5.06.MD