Nga data 14 deri më 22 nëntor 1908 në Manastir u mbajt Kongresi panshqiptar, i cili mbeti në historinë e popullit me emrin “Kongresi i Alfabetit”. Në këtë kongres u morën vendime me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e kulturës shqiptare dhe të shkrimit shqip.
Emigracioni shqiptar në Bullgari, i cili atëherë ishte organizuar në shoqatën “Dëshira”, nuk mbeti i izoluar nga diskutimet rreth çështjeve të alfabetit, të cilat e paraprinin Kongresin e Manastirit. Ju ftojmë të lexoni më shumë hollësi në artikullin tonë Kongresi i Manastirit dhe emigracioni shqiptar në Bullgari nga koleksioni i Radio Bullgarisë.Dita e Shpirtrave, ose Dita e të Vdekurve, është një ditë e rëndësishme për shumë të krishterë. Në këtë ditë kujtojmë të afërmit dhe të dashurit e ndjerë. Kjo është e para nga tre Ditët e Shpirtrave të vitit, e cila është quajtur nga populli..
Më 17 shkurt 2025 mbushen 17 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë në vitin 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i..
Çdo vit më 14 shkurt, dashuria lulëzon me forcë të re! Dita e Shën Valentinit po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh në Bullgari duke u bërë një festë që frymëzon të dashuruarit të ndajnë momente të bukura së bashku. Traditat përfshijnë shkëmbimin..