Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

450 leva /230 euro/ mesatarisht pritet që të harxhojnë bullgarët në ditën e të premtes së zezë

Foto: arkiv

Kalimi i orëve sa më të gjata përpara kompjuterit ose pajisjes mobile, padyshim që çon deri në një ndryshim të zakoneve të shumta të krijuara në jetën e përditshme. Mes tyre kuptohet është dhe pazari, të cilin ne e realizojmë gjithnjë e më shumë online, dhe jo realisht nga dyqani. Për shkak të pandemisë nga Covid-19 dhe sfidat të cilat i solli ajo gjatë vitit 2020, online tregtia qe pjesa e vetme nga kjo degë, e cila nuk pësoi dëme serioze, madje dhe shtoi fitimet e veta në disa segmente, pavarësisht nga kriza e krijuar. Sipas të dhënave të shoqatës bullgare të tregtisë elektronike E-komers, online tregtia me mallra ushqimore shënon një rritje prej 100%, kurse kjo e lidhur me shtesat ushqimore dhe vitaminat - midis 40 dhe 60%. Një rënie në shitjet llogaritet tek rrobat, aksesorët si dhe shërbimet e lidhura me sektorët “Turizëm” dhe “Aviacion”, që është e pritur në sfondin e kufizimeve të rrepta kundra epidemiologjike, të cilat pengojnë një sërë udhëtimesh jashtë shtetit. Tendenca për një rritje mbase do të mbetet deri në fund të vitit, ku për këtë do të ndihmojë fushata tradicionale nëpër botë dhe tek ne  “E premtja e zezë”. Zyrtarisht dita e uljes së çmimeve duhet të jetë vetëm një - 27 nëntor, por një sërë dyqanesh online i shpallën uljet e tyre akoma gjatë muajit tetor. Një studim i qëndrimeve të konsumatorëve tregon se pritet që 70% e bullgarëve të shfrytëzojnë uljet e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të ndryshme, në kuadrin e fushatës të sivjetshme. Mbi një miliardë e gjysmë leva kanë qenë të harxhuar nga konsumatorët bullgarë në fushatën “E premtja e zezë” gjatë vitit 2019.

“Studimi i sivjetshëm tregon se bullgarët janë gati të harxhojnë mesatarisht rreth 450 leva gjatë kohës së kësaj fushate, që do të thotë se kanë besim, por nuk duhet të lejohet dhe një besim i tepruar” - sqaroi kryetari i Komisionit për mbrojtjen e konsumatorëve Dimitër Margaritov. Në intervistë ai bindi se organi i cili drejton akoma që nga muaji tetor ka filluar një vërejtje të online pazarit. Margaritov  rikujtoi se gjobat për dërgesa jo luajale tregtare, të cilat i imponon komisioni janë disa nga më të lartat-30 000 leva/15 000 euro/ gjatë shkeljes së parë dhe deri më 50 000 /25 500 euro/ gjatë shkeljes së dytë.


“Gjatë vitit të kaluar tre grupe pyetjesh i emociononin qytetarët - dërgesat e vonuara, harxhimi i stoqeve në një kohë shumë të shkurtër gjatë këtyre uljeve, si dhe uljet joreale. Lidhur me këto pyetje pas një vendimi ynë janë imponuar sanksione për praktika jo luajale.”

Derisa mund t’i besojmë një uljeje në përmasë të 50 deri më 80% nga çmimi është një pyetje e cila emocionon çdo njërin i tërhequr nga ofertat tërheqëse.

“Është shumë e rëndësishme, kur bëjmë pazar online, të ndjekim çmimet e produkteve, të cilat i kemi zgjedhur për t’i blerë, që të mund të jemi të sigurt se janë të ulura me kaq, sa pohon tregtari - sqaroi kryetari i Komisionit për mbrojtjen e konsumatorëve. U drejtoj apel konsumatorëve të krahasojnë çmimet në disa oferta, të cilat propozojnë produktin në fjalë dhe të jenë të arsyeshëm, meqenëse blerjet jo të nevojshme po kështu na godasin xhepin, ashtu si dhe uljet false.”  

Margaritov llogariti se gjatë viteve të fundit kultura blerëse e konsumatorëve dhe ndërgjegjësimi dhe informimi i qytetarëve, lidhur me të drejtat e tyre të kërkojnë kompensime ose të kthejnë mallin e blerë prej tyre, përmirësohet. Sipas tij kjo praktikë e mirë vihet re dhe në më shumë dyqane reale.

Dhe prapë së prapi, mënyra më e sigurt të marrim një ndihmë kompetente dhe në kohë po të ketë problem me një mall të blerë, është duke dhënë një sinjal për këtë në Komisionin për mbrojtjen e konsumatorëve.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Fotografë do të prezantojnë jetën e bullgarëve besarabë

Fotografët Mihaella Arojo dhe Denisllav Stojçev ndodhen në qytetin moldavian Taraklia, që të fotografojnë jetën e bullgarëve besarabë , informoi BTA. Ideja e tyre është që nëpërmjet fotografive të tregojnë për bashkatdhetarët tanë, të cilët..

botuar më 21-01-16 10.11.PD

Sofja me një buxhet rekord për vitin 2021

Mbi 963 mln. euro është buxheti i planifikuar i Sofjes për vitin 2021, bëri të ditur Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Prioritetet kryesore janë remonti dhe ndërtimi i arterieve rrugore, kanalizimi, sigurimi i vendeve për fëmijët..

botuar më 21-01-15 5.19.MD

Situata në Bullgari në lidhje me Covid-19 po përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme

Masat kundra epidemike kanë sjellë rezultate jashtëzakonisht të mira, shpalli në brifingun e sotëm ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov. Në 15 rrethe të vendit sëmundshmëria është ulur në 150 veta nga 100 mijë, derisa numri i të shëruarve..

botuar më 21-01-14 2.37.MD