Kostume shumëngjyrëshe, muzikë magjepsëse, valle të bukura dhe këngë melodike që ngjallin një vullkan emocionesh...
Vallet temperamente bullgare, shpesh në ritme të pabarabarta, zënë një vend të rëndësishëm në kartëvizitën e vendit tonë jashtë shtetit. Ndërsa shfaqjet e ansambleve tona popullore hedhin në erë çdo audiencë dhe marrin rregullisht çmimet e para në festivalet folklorike ndërkombëtare.
Vallet popullore bullgare janë një art i bukur dhe origjinal. Secili rajon i vendit i ka vallet e veta me hapat kompleksë dhe koreografinë përkatëse. Kjo është arsyeja se pse Bullgaria është e ndarë në disa zona etnografike, secila prej të cilave dallohet jo vetëm për nga kostumet popullore dhe traditat, por edhe për nga vallet e saj të mrekullueshme. Të mos flasim se i njëjti vallëzim luhet ndryshe në dy fshatra fqinje.
E gjithë kjo pasuri e ritmeve, ngjyrave dhe emocioneve mbahet e gjallë edhe sot e kësaj dite. Madje zhvillohet nga shkollat e ndryshme të vallëzimit në vend dhe jashtë! Në këto grupe folklorike amatore, hapat dhe figurat komplekse të valleve popullore mësohen me entuziazëm, si nga bullgarët ashtu edhe nga të huajt, duke iu nënshtruar magjisë së ritmeve bullgare.
Më shumë hollësi për vallet tona do të mësoni nga artikulli “Magjia e valleve popullore tërheq gjithnjë e më shumë njerëz të rinj” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..