Bullgaria është në të katërtën nga gjithsej gjashtë kutitë е heqjes së shortit për kualifikimet në zonën e Evropës për Mondialin 2022 në Katar. Kjo do të ndodhë në internet më 7 dhjetor në qytetin zviceran të Cyrihut.
Në kutinë e Bullgarisë janë gjithashtu Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Shqipëria, Gjeorgjia, Izraeli, Bjellorusia dhe Luksemburgu, të cilat me siguri nuk do të jenë midis rivalëve të bullgarëve në kualifikimet e Kupës Botërore, transmetoi BNR – “Horizont”.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..