Gjimnastët bullgarë fituan tre medalje në finalet me vegla të veçanta për vajzat në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike, i cili po mbahet në Kiev (Ukrainë), njoftoi Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike në faqen e saj në Facebook.
Stiljana Nikollova fitoi medaljen e artë në vallen me shirit dhe argjendin me top, ndërsa Eva Brezalieva fitoi medaljen e bronztë me litar.
Kampionati Evropian përfundon të dielën me shumëgarëshin për gratë, ku do të marrin pjesë Borjana Kalejn dhe Katrin Taseva.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..