Një hotel luksoz spa në qytezën turistike Banja, qytezë kjo e cila është e njohur si Banjat Minerale të Karllovos, është ndër finalistët për Oskarët Ballkanikë 2020. Këtë vit çmimet prestigjiozeBalkan Awards of Tourism Industry 2020 (Çmimet Ballkanike të Industrisë së Turizmit 2020) do të dorëzohen më 4 dhjetor në një ceremoni zyrtare në Sofje dhe do të shënohen arritjet më të rëndësishme në sektor.
Banja ndodhet në shpatet e Sredna Gora. Me 76 burimet shëruese minerale qyteti i vogël është unik në Evropë dhe botë, sipas jurisë së ngjarjes së ardhshme.
Në të kaluarën fshati ka qenë një prodhues kryesor i trëndafilit, livandës dhe vajit të mentës, si dhe i verës. Në fund të shekullit të 19-të për shkak të burimeve të shumta minerale u ndërtuan vilat e para private në Banja. Në vitin 1925 Mbreti Boris III qëndroi në vilën e prodhuesit Velizar Bagarov për të trajtuar reumatizmin e tij. Ai ishte aq i kënaqur për vetitë e dobishme shëruese të ujërave lokale saqë vendosi të ndërtonte vilën e tij mbretërore këtu. Që atëherë Banja ka fituar famë si një vendpushim me ujëra minerale.
Uji mineral i qytetit është jashtëzakonisht i dobishëm për mjekimin e artritit, si dhe të radikulitit, hernies diskaleetj. Njerëzit vijnë këtu për shkak të klimës së shëndetshme lokale. Dimrat në këtë pjesë të Bullgarisë janë të butë dhe me diell, kurse pranvera fillon pak më herët.
Banjat Minerale të Karllovos kanë llixha të mrekullueshme, qendra moderne spa dhe hotele me çmime sipas xhepit të çdonjërit. Në rajon ka shumë shtigje të cilat të çojnë në vende piktoreske në Sredna Gora. Mysafirët vizitojnë gjithashtu rezidencën verore të Mbretit Boris III me Kopshtin Botanik të bashkangjitur me të.
Konkurrentët në edicionin e sivjetshëm të Ballkan Awardsof Tourism Industrydo të konkurrojnë në kategori të ndryshme. Ideja është të nënvizojmë arritjet më të mëdha të kompanive që punojnë në fushën më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: bulgariatravel.org dhe bg.wikipedia.org
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..