Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nisi nga puna Sistemi Elektronik Kombëtar për referime mjekësore

Foto: BTA

Për dy orët e para të funksionimit Sistemi Elektronik Kombëtar për referime mjekësore lëshoi 200 referime për PCR teste në mbarë vendin. Duke prezantuar sistemin Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Zheni Naçeva tha se ky është hapi i parë në shëndetësinë elektronike. Pandemia përshpejtoi aplikimin e sistemit dhe u sigurua një modul i centralizuar dhe lidhje me pacientët pavarësisht nga softueri i tyre.

“Nëse pacienti referohet nga një mjek, ai nuk paguan asgjë. Por nëse ai e bën testin me vullnetin e tij, ai duhet të paguajë. Referimet në letër do të bien kur të jemi të sigurt se sistemi funksionon pa probleme”, sqaroi zëvendës ministrja.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Presidenti u jep kohë palëve për negociata përpara se të dorëzojë mandatin

Mandati i parë për formimin e qeverisë do të jepet pas Vitit të Ri nëse kjo javë shfrytëzohet për bisedime mes formacioneve politike. Kjo u bë e qartë në një konferencë të presidentit Rumen Radev. Ai theksoi se është e qartë se bisedimet mes forcave..

botuar më 24-12-16 3.19.MD

Këshilli Ekonomik dhe Social propozon një ndryshim urgjent në zonat evropiane të planifikimit në Bullgari

Këshilli Ekonomik dhe Social i vendit ka miratuar një qëndrim mbi "Rajonet për planifikim në Bullgari" dhe propozon ndryshimin e tyre me qëllim nxitjen e zhvillimit rajonal. Këshilli Ekonomik dhe Social konsideron se ka një çekuilibër serioz në zhvillimin..

botuar më 24-12-16 11.46.PD

Nuk ka asnjë kërcënim për bregdetin bullgar nga derdhja ruse e naftës pranë Kerçit

Në çdo rast, ne po flasim për një eko-katastrofë. Pyetja është nëse do të jetë vendas, rajonal apo ndërkombëtar, komentoi për BNR ish-ministri i ekologjisë Borisllav Sandov pas incidentit me dy cisterna ruse të naftës përballë ngushticës së Kerçit. "Bëhet..

botuar më 24-12-16 10.07.PD