Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një operacion i Evropolit parandaloi krime financiare në Bullgari

Foto: europol.europa.eu

Në kuadrin e një operacioni ndërkombëtar, organet bullgare të sigurimit identifikuan 98 "mushka financiare" dhe 100 transferime të paligjshme me një vlerë të përgjithshme prej 2 491 827 euro. Dëmet e parandaluara janë për më shumë se 13 milion euro, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Aksioni u zhvillua në 26 shtete na 15 shtatori deri më 30 nëntori. U zbuluan 4031 "mushka financiare" dhe 277 veta të cilët i rekrutuan. U arrestuan422 veta dhe filluan 1529 hetime.

Më shumë se 500 banka dhe institucione financiare jobankare kanë ndihmuar në raportimin e më shumë se 4 900 transferimeve mashtruese. Sipas statistikave të Evropolit në 90 për qind të rasteve të "mushkave financiare" ka pasur veprimtari të mëparshme të krimit kibernetik.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gara me kuaj dhe luftime pehlivan në Isperih

Garat tradicionale të kuajve dhe luftimet popullore mbledhin sportdashës të shtunën në Isperih. Kalorësit dhe kuajt nga pjesë të ndryshme do të garojnë në garat me kuaj pranë qytetit, si dhe në gara të tjera në stadiumin e vjetër të qytetit...

botuar më 24-09-07 9.25.PD

Parashikimi i motit për 7 shtatorin 2024

Vranësirat do të jenë të konsiderueshme ditën e shtunë. Do të bie shi në Bullgarinë Lindore, në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe në rajonet malore. Pasdite reshjet do të ndërpriten, vranësirat do të fillojnë të çahen, ndërsa në mbrëmje do të..

botuar më 24-09-06 6.39.MD

Një monument i revolucionarit Vasill Levskit inauguruan në qytetin Çiprovci

Në Çiprovci tashmë është duke u ngritur një monument të revolucionarit Vasill Levski . Ai iu dhurua komunës nga onkologu dhe patriot bullgar prof.dr.Ivan Gavrillov me rastin e festës së qytetit. Në prani të shumë banorëve dhe mysafirëve të qytetit..

botuar më 24-09-06 5.41.MD