Për muajin e fundit rezervimet në vendpushimin Sapareva Banja janë pakësuar me rreth 30%, llogarisin hotelierët vendas. Sipas tyre hotelet më të mëdhenj do të jenë të detyruar të mbyllin në kushtet e reja të një bllokimi të pjesshëm. Përveçse restorantet nuk punojnë, miqtë nuk mund të shfrytëzojnë shërbime si spa qendra, sauna, pishina e tjera.
Por, jo kështu qëndrojnë gjërat tek shtëpitë për miq, të cilat disponojnë me jo më shumë se 8-15 shtretër. Këto vende për strehim nuk kanë restorante, por propozojnë kënde të formuar dhe barbecue, ku klientët vet mund të përgatisin ushqim. Ndërkohë mikpritësit e tyre u garantojnë distancë, mjedis të parrezikshëm dhe dezinfektim të plotë.
Në disa vende tanimë po mendohen dhe mënyra të tjera për të shpëtuar. Pronarët e hoteleve të mëdha në pushimore çuditen sesi në një mënyrë pa rrezikuese të mund të ushqejnë miqtë e tyre. Mes alternativave është kalimi drejt shërbimit room service, ku klientët të mund të hanë nëpër dhoma, ku për këtë qëllim pranë tyre do të formohen kënde të posaçme. Hotelierët nga Sapareva Banja deklarojnë se akoma nuk do të shkurtojnë personelin, por në qoftë se arrihet deri në një bllokim të plotë të shtetit, ata do të qëndrojnë përpara falimentimit.
Praktika për çadrat dhe shezlongjet falas nga viti i kaluar është e mirë dhe funksionon dhe do të zbatohet edhe këtë vit. Kjo u deklarua nga Zëvendëskryeministrja në dorëheqje Marijana Nikollova për bTV. Biznesi i detit tashmë po përgatitet për..
Dhoma e Turizmit në Varna i bëri thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për të shpëtuar sektorin e turizmit në prag të festave të Pashkëve. Sipas kryetarit të dhomës, Ilin Dimitrov, rreth 30 000 njerëz nga menaxhimi i turizmit duhet të vaksinohen..
Qyteti i vetëm i madh nga koha e trakëve i ruajtur e deri më sot në Bullgari shtrihet nja dhjetë kilometra larg qytetit të sotëm Jamboll. Ndryshe nga shumë vendbanime të tjera nga kjo epokë, Kabile është shumë i ruajtur dhe i studiuar plotësisht nga..