Takimi i njëmbëdhjetë i Komisionit të Përbashkët të Çështjeve Historike midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, të krijuar në zbatim të Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve tona, përfundoi pa rezultat.
Dy bashkëkryetarët e Komisionit prof. Angell Dimitrov dhe prof. Dragi Georgiev deklaruan dallimet kryesore mes historianëve nga Sofja dhe Shkupi, të cilat u bënë shkaku kryesor për bllokimin nga ana e Bullgarisë të negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sipas prof. Dimitrov një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së kundërshtimeve është që historianët në Maqedoninë e Veriut t’i bëjnë një analizë vetëkritike të kaluarës jugosllave të vendit. Si një shembull për kundërshtimet prof. Dimitrov shënoi se pas takimit të tetë të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve historianët nga Maqedonia e Veriut kanë ndaluar t’i nënshkruajnë protokollet, duke refuzuar ta pranojnë interpretimin bullgar të nocionit “maqedonas”. Bllokimi i nënshkrimit të protokolleve në dy takimet e fundit vë në pikëpyetje punën tonë – nënvizoi prof. Dimitrov dhe shtoi: “Pa dokument, i cili të tregojë qartë se çfarë debatesh janë zhvilluar dhe çfarë vendimesh janë marrë, situata bëhet e pasigurt dhe tregon mungesë dëshire për t’u punuar në një mënyrë më efektive.”
Nga ana e vet prof. Dragi Georgiev e quajti debatin me shumë shtresa, por pa rezultat.
Çështja mbetet e hapur deri në javën tjetër, kur Komisioni do të mblidhet përsëri online.
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..