Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Bullgarisë që të braktisë ndërtimin e një centrali të dytë bërthamor në vend. Kjo u raportua nga AFP, duke iu referuar një komunikate e ambasadës së ShBA-së në Sofje dhe cituar nga BNT. Projekti për centralin e dytë të Belene është ngrirë shumë herë për shkak të çmimit dhe rentabilitetitit, pavarësisht nga dy reaktorët e furnizuar tashmë nga Rusia. Uashingtoni preferon të përqendrohet në zhvillimin e centralit të parë bërthamor të Bullgarisë, Kozlloduj.
Gjatë një vizite në Kozlloduj të enjten, ambasadorja e ShBA Hero Mustafa propozoi një zgjidhje hibride për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj” që të shfrytëzohen pajisjet që Bullgaria ka blerë tashmë për projektin Belene, të plotësuara nga teknologjitë më të mira nga furnizuesit perëndimorë.
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..