Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Propozojnë shtyrjen e regjistrimit kombëtar për shkak të pandemisë

Foto: nsi.bg

Deputetët nga partia qeverisëse GERB ndryshuan Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë dhe Fondin e Banesave. Kjo i jep qeverisë të drejtën për të ndryshuar datat e regjistrimit në rast emergjence ose epidemie. Me një ligj nga viti 2018, regjistrimi duhet të zhvillohet nga 22 janari deri më 15 shkurt 2021.

Sipas parashtruesve të ligjit, ekziston rrezik për qytetarët dhe regjistruesit gjatë vizitave në shtëpi. Sipas praktikës në BE, regjistrimi kryhet çdo 10 vjet dhe ai i fundit ishte në vitin 2011. Mblidhen të dhëna gjithashtu edhe për karakteristikat etnokulturore dhe statusin shëndetësor, efikasitetin e energjisë, sigurinë materiale dhe shërbimet sociale.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët mund të votojnë për pezullimin e zgjedhjeve të Borisllav Sarafov për Prokuror të Përgjithshëm javën e ardhshme

Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të cilit është ndalimi i zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Votimi për prokurorin e..

botuar më 25-01-10 2.56.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri inspekton trafikun që kalon përmes Urës së Danubit në Ruse

Pranimi i plotë i Bullgarisë në Shengen është një arritje e shumë qeverive dhe e shumë ekspertëve. Nuk do të lejojmë që të vendoset një lugë katrani, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, i cili personalisht inspektoi urën e Danubit afër Ruses...

botuar më 25-01-10 12.23.MD
 Atanas Zaprjanov

Atanas Zaprjanov: “Rusia zhvillon një luftë hibride kundër Bullgarisë”

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e 25-të të formatit të Grupit të Kontaktit për ofrimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, i cili u mbajt në bazën ajrore Ramshtain, Gjermani. Aty Zaprjanov deklaroi se në zbatimin e vendimeve..

botuar më 25-01-10 9.01.PD