Ka të ngjarë që të fillojnë falimentime në masë, paralajmëroi para BNR-së Svetosllav Stanullov, kryetar i Asociacionit të Kompanive Bullgare të Aviacionit. Shteti subvencion 20-30% të të ardhurave të avio-transportuesve, por pas harxhimit të të gjitha rezervave, që të mbijetojë dega ka nevojë për këste financiare shtetërore kërkoi Stanullov.
Të ardhurat nga fluturimet e planifikuara kanë rënë rreth 65%. Sa u përket fluturimeve charter, rënia është 90% dhe gjatë pesë muajve të fundit nuk ka pasur fluturime, gjë që nuk lejon që kompanitë të mbulojnë shpenzimet e tyre fikse. Rreth 4 500 njerëz janë të punësuar në sektorin e aviacionit bullgar, por numri i nëpunësve të shkurtuar nga puna është i vogël sepse bëhet fjalë për një personel me kualifikim shumë të lartë, shpjegoi Stanullov.
Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..
“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..
Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..