Që të ndihmohen mësuesit, gjatë shkurtit do të përpunohet një metodikë e posaçme për mësimdhënie në mjedisin elektronik, njoftoi një reporter i programit Horizont të BNR-së. Gjatë kontrollit parlamentar Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev njoftoi se tashmë është gati dhe një manual në ndihmë të prindërve. Sipas Vëllçevit nuk ka mësues që nuk mund të japin mësim në distancë për shkak të mungesës së pajisjeve elektronike. Deri në pranverën e vitit tjetër do të ketë akoma 24 mijë pajisje për mësuesit.
Përveç kësaj me aneksin e kontratës kolektive të nënshkruar në fillim të kësaj jave, mësuesit do të marrin para shtesë për trajnim në internet.
Ministri Vëllçev njoftoi se gjatë 5 viteve të fundit mosha mesatare e mësuesve në vend ka rënë nga 52 në 48 vjeç.Përfaqësues të punëdhënësve, sindikatave dhe ekspertë të shtetit diskutojnë propozimet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për futjen e një mekanizmi të ri për përcaktimin e pagës minimale. Grupi i punës pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës..
Afati për kontestimin e rezultateve të zgjedhjeve të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor para Gjykatës Kushtetuese skadon sot, 14 nëntor, në orën 17:00. Deri më tani janë bërë dy ankesa nga deputetë të parlamentit të kaluar me të cilat kërkohet..
Ditën e enjte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu në të gjithë vendin, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe në Bullgarinë Qendrore Veriore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do..
Mungesa e autostradës Bukuresht-Sofje u kritikua ashpër nga ambasadori turk në Rumani, Özgür Kıvanç Altan. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ushtria..
Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit" sot hap laboratorët e tij për një "ditë vjeshte" të veçantë, në të cilën fëmijët dhe të..
Komisioni Evropian (KE) ka paditur Bullgarinë dhe Rumaninë përpara Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për shkak se ato nuk kanë përmbushur..