Që të ndihmohen mësuesit, gjatë shkurtit do të përpunohet një metodikë e posaçme për mësimdhënie në mjedisin elektronik, njoftoi një reporter i programit Horizont të BNR-së. Gjatë kontrollit parlamentar Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev njoftoi se tashmë është gati dhe një manual në ndihmë të prindërve. Sipas Vëllçevit nuk ka mësues që nuk mund të japin mësim në distancë për shkak të mungesës së pajisjeve elektronike. Deri në pranverën e vitit tjetër do të ketë akoma 24 mijë pajisje për mësuesit.
Përveç kësaj me aneksin e kontratës kolektive të nënshkruar në fillim të kësaj jave, mësuesit do të marrin para shtesë për trajnim në internet.
Ministri Vëllçev njoftoi se gjatë 5 viteve të fundit mosha mesatare e mësuesve në vend ka rënë nga 52 në 48 vjeç.Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..
Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..
Probabiliteti për të formuar një qeveri është 50%. Këtë e kam deklaruar para Vitit të Ri, këtë e besoj edhe sot, përqindjet nuk janë rritur. Kështu tha për..