Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Boksieri bullgar Kubrat Pulev humbi nga Anthony Joshua në ndeshjen për titullin botëror

| rinovuar më 20-12-13 11.45.PD
Kubrat Pulev (djathtas) dhe Anthony Joshua
Foto: BGNES

Në ndeshjen për titullin botëror të boksit në kategorinë e rëndë për profesionistë në sallën e Londrës “Wembley Arena” boksieri bullgar 39 vjeçar Kubrat Pulev humbi betejën kundër britanikut Anthony Joshua.

Në raundin e tretë Pulev arriti të rimëkëmbet pas goditjeve dhe dy nokdaunëve. Pas kësaj kishte dy raunde, kryesisht në klinç. Në raundin e tetë Pulev e goditi fortë Joshua në fytyrë me dorën e djathtë. Pasuan tre uppercuts radhazi nga ana e britanikut kundër boksierit bullgar dhe nokdaun i Pulevit në raundin e nëntë.

Pas ndeshjes bullgari njoftoi se ka qenë i infektuar me koronavirus dhe kjo ka ndikuar mbi përgatitjen e tij për ndeshjen. Ai i falënderoi të gjithë për përkrahjen dhe besimin në fitoren e tij.

Kubrat Pulev është kampion evropian i boksit për profesionistë në kategorinë super të rëndë (2012) dhe kampion evropian i boksit tek të rinjtë (2009). Nga 30 ndeshje të luajtura ka 28 fitore dhe 2 humbje nga Vladimir Klitschko dhe Anthony Joshua.

Tani për tani nuk dihet nëse kjo do të jetë ndeshja e fundit në karrierën e Kubrat Pulevit. Ka shumë pak të ngjarë që bullgari të ketë shans të ri për titullin botëror në kategorinë e rëndë, sepse periudha që të bëhesh pretendues zyrtar për titullin zgjat të paktën 2 deri në 3 vjet.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Petër Stojçev

Petër Stojçev notoi 7 ngushtica oqeanike, tani dëshiron të vendosë një rekord kohor

Një orë përpara se Petër Stojçev të mbërrinte në Japoni për maratonën përfundimtare të notit në ngushticën Cugaru të serisë Oceans Seven, pati një tërmet me magnitudë 7.1 dhe një tajfun. Pritej gjithashtu një cunami. “Japonia ishte një udhëtim shumë..

botuar më 24-08-19 3.31.MD

Volejbollistet tanë nën 20 vjeç triumfuan në Ballkaniadën në Serbi

Kombëtarja bullgare fitoi titullin e Kampionatit Ballkanik të Volejbollit për meshkuj nën 20 vjeç, i cili u mbajt në Varniaçka Banja të Serbisë. Në finale volejbollistët bullgarë mundën vendasit me rezultat 3:1 (25:17, 22:25, 25:23, 25:21). Të..

botuar më 24-08-19 9.44.PD

Kampioni olimpik Karlos Nasar: Kufiri im është ende shumë larg

Një nga tre kampionët olimpik të Bullgarisë në Paris, Karlos Nasar, u prit solemnisht në tokën bullgare pas medaljes së tij të jashtëzakonshme të artë në kryeqytetin francez. 20-vjeçari bullgar u ngjit në majën olimpike në kategorinë deri në 89 kg..

botuar më 24-08-13 4.45.MD