Në ndeshjen për titullin botëror të boksit në kategorinë e rëndë për profesionistë në sallën e Londrës “Wembley Arena” boksieri bullgar 39 vjeçar Kubrat Pulev humbi betejën kundër britanikut Anthony Joshua.
Në raundin e tretë Pulev arriti të rimëkëmbet pas goditjeve dhe dy nokdaunëve. Pas kësaj kishte dy raunde, kryesisht në klinç. Në raundin e tetë Pulev e goditi fortë Joshua në fytyrë me dorën e djathtë. Pasuan tre uppercuts radhazi nga ana e britanikut kundër boksierit bullgar dhe nokdaun i Pulevit në raundin e nëntë.
Pas ndeshjes bullgari njoftoi se ka qenë i infektuar me koronavirus dhe kjo ka ndikuar mbi përgatitjen e tij për ndeshjen. Ai i falënderoi të gjithë për përkrahjen dhe besimin në fitoren e tij.
Kubrat Pulev është kampion evropian i boksit për profesionistë në kategorinë super të rëndë (2012) dhe kampion evropian i boksit tek të rinjtë (2009). Nga 30 ndeshje të luajtura ka 28 fitore dhe 2 humbje nga Vladimir Klitschko dhe Anthony Joshua.
Tani për tani nuk dihet nëse kjo do të jetë ndeshja e fundit në karrierën e Kubrat Pulevit. Ka shumë pak të ngjarë që bullgari të ketë shans të ri për titullin botëror në kategorinë e rëndë, sepse periudha që të bëhesh pretendues zyrtar për titullin zgjat të paktën 2 deri në 3 vjet.Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik. “Kam marrë një çmim tjetër që e kam..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..
Hristo Stoiçkov është ambasadori i ri special i Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara. Kjo u bë e qartë në një takim zyrtar në..