Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia  mbështet me kusht perspektivën evropiane të Shkupit

Greqia është me një pozitë të pandryshuar në mbështetjen e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke Aleksandros Papajoanu, transmetoi agjencia BGNES. “Do ta përsëris edhe njëherë. E përkrahim këtë proces që nga viti 2003 e këtej, kuptohet në përshtatje me kushtet e vëna, dhe kjo pozitë fare nuk ka ndryshuar”, tha Papajoanu në konferencën zyrtare të shtypit.

Kosova u nda nga rrjeti elektrik i Serbisë

Kosova u nda nga rrjeti energjetik serb dhe tani merr korrent nga Shqipëria, njoftoi Partia Demokratike e Shqiptarëve. Me aderimin dhe bashkimin ndaj sistemit elektrik shqiptar, furnizuesi i energjisë në Kosovë  COSTT bëhet anëtar zyrtar i Rrjetit Elektrik Evropian (ENTSO-E), tek i cili më parë si pjesë e rrjetit serb EPS nuk përkiste. Gjatë dy vjetëve të fundit ish provinca jugore aktivisht ndërton parqe të erës me investime turke dhe gjermane. Por, shpresat bazë për një pavarësi  energjetike janë të lidhura me kompaninë amerikane СоntоurGlоbаl. Ajo po ndërton një termocentral 500 megavatesh. Ky është investimi më i madh i huaj në vend për 1,3 miliardë euro. Impianti do të jetë një alternativë e termocentralit “Obiliq” në Kosovën Veriore.

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundra Turqisë janë simbolike

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara nuk do të prekin ushtrinë turke dhe sektorin e mbrojtjes, tha shefi i departamentit për industrinë e mbrojtjes të Turqisë Ismail Demir. Sanksionet për shkak të blerjes së raketave ruse C400 janë të drejtuara vetëm  kundra udhëheqjes së agjencisë qeveritare, por nuk prekin marrëveshjet tanimë të firmosura, nënvizoi Demir. Ai saktësoi se, Turqia nuk përcaktohet nga Shtetet e Bashkuara si “armik” dhe shtoi se, sanksionet amerikane nuk kanë për qëllim të dëmtojnë përpjekjet turke të mbrojtjes. Në kompleksin  ushtarak-industrial në vend punojnë 1600 firma turke dhe ato nuk janë të prekura, përgjithëson Agjencia Telegrafike Bullgare.

Turqia mendon se, në Qipro nuk mund të ketë një shtet unik

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushoglu bisedoi me të dërguaren e posaçme të OKB-së për Qipron Jane Hall Lut, transmetoi AnadoluAgency. Ne i thamë Jane Hall Lut, se projekti i federatës dyzonale nuk është më i vlefshëm, ka shkruar Çavushoglu në Twitter pas takimit. Në përshtatje me realitetet e ishullit pala turke mbron vendim me dy shtete, të bazuar në sovranitetin e barabartë, ve në dukje akoma Çavushoglu dhe shton se duhet të gjendet një bazë e përbashkët për një proces të ri negocimi, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.

Kroatë dhe myslimanë bojkotuan Llavrovin në Sarajevë

Rusia e konsideron si të gabuar të përjetësohet protektorati ndërkombëtar mbi Bosnjë dhe Hercegovinën, deklaroi  ministri i jashtëm rus Sergej Llavrov, i cili qe për vizitë në Sarajevë. Mendojmë se, nuk ka asnjë vlerë të shtuar nga prania e institucioneve ndërkombëtare në vend, shtoi Llavrov. Përfaqësuesit kroatë dhe myslimanë në kryesinë kolektive boshnjake Zeljko Komsic dhe Shefik Djaferovic hoqën dorë nga takimi me diplomatin e parë rus. Në një deklaratë të përbashkët të dy theksuan se, vendimi i tyre është i lidhur me deklaratat e Llavrovit kundra zbatimit të Marrëveshjes së Paqes në Drejton dhe përkrahjes së mikut për pozitën e Republikës Serbe kundra anëtarësisë së vendit në NATO, transmetoi agjencia BGNES.

Rumania është duke u shqetësuar nga ligjet e sapo miratuara në Moldavi

Rumania  përsëri shprehu shqetësim nga “vendimet jodemokratike dhe jo transparente”, të miratuara nga parlamenti në Moldavi, deklaroi Ministria e Jashtme në Bukuresht. Pavarësisht nga sinjalet nga ana e partnerëve ndërkombëtar të Moldavisë, përfshi dhe Rumaninë, koalicioni parlamentar i Partisë së Socialistëve dhe i Platformës “Për Moldavinë” “po vazhdon të miratojë ligje, me efekte negative mbi zhvillimin e vendit”, transmetoi AGERPRES. Pakënaqësia është shkaktuar nga Ligji për Gjuhën Ruse, e cila përsëri mori status të “gjuhës për komunikim ndëretnik”. Bukureshti nënvizon se, kjo bëhet disa javë përpara marrjes së detyrës nga presidentja e sapo zgjedhur të Moldavisë Maia Sandu, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.  

Përpiloi: Ivo  Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES dhe arkiv

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia ka shpallur luftë tatimore për mallrat e lira nga jashtë Turqia ka vendosur të rrisë ndjeshëm taksat për mallrat e blera jashtë vendit. Kufiri pa taksa për mallrat e blera jashtë vendit është ulur nga 150 në 30 euro (1098.87 TL)...

botuar më 24-08-10 6.05.PD
Svetlin Taçev

Pushteti i përkohshëm u bë një tipar karakteristik i situatës politike në Bullgari

Bullgaria po përballet me zgjedhjet e shtatë të parakohshme parlamentare radhazi në tri vitet e fundit. Arsyeja është se edhe një herë, të tri mandatet eksploruese, t’u dorëzuara nga presidenti partive të përfaqësuara në parlament, mbetën të..

botuar më 24-08-09 7.05.PD

Presidenti Rumen Radev: Është shumë e rëndësishme të garantohet funksionimi normal i shtetit

Në fillim të konsultimeve politike për emërimin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit dhe të qeverisë së re të përkohshme, kreu i shtetit tregoi se praktikisht ka nisur fushata zgjedhore. Sipas Rumen Radevit, Asambleja e 50-të Kombëtare nuk ka..

botuar më 24-08-08 6.49.MD