Ka të ngjarë që nga data 1 janar 2024 bullgarët ta përdorin euron në vend, parashikoi shefi i Bankës Popullore Bullgare Dimitër Radev cituar nga Bloomberg TV Bulgaria. Aderimi i vendit në ERM2 do të përshpejtojë procesin e afrimit real të ekonomisë bullgare me atë të eurozonës dhe të të ardhurave me ato të mesme evropiane, tha Radev.
Interesat gjatë vitit 2021 do të mbeten në nivelet e njëjta si ato gjatë vitit2020. Në sfondin e krizës nga pandemia situata në sektorin bankar tani nuk është më e keqe nga ajo përpara krizës. Sektori bankar ka qenë i përgatitur mirë, banka qendrore ka ndërmarrë masa për mbi 4.5 mlrd euro, ndërsa vetë bankat veprojnë në mënyrë të arsyeshme dhe janë duke formuar rezerva, të cilat t’i ndihmojnë në përballimin sfidave edhe gjatë vitit 2021, vuri në dukje bankieri.Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..