Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U nderuan të dëmtuarit nga procesi i ndërrimit të detyruar të emrave

Mustafa Karadajë
Foto: BGNES

Politikanët, përfshirë udhëheqësin e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Mustafa Karadajë, si dhe qytetarë të zakonshëm nderuan viktimat e ndryshimit të detyruar të emrave të qindra mijëra qytetarëve bullgarë me origjinë turke. Ky proces filloi në vitin 1984, dhe në vitin 1986 afro 360 000 veta u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar strehim në Turqinë fqinje. Në një protestë kundër ndryshimit të detyruar të emrave, në zonën e fshatit Mogiljane më 26 dhjetor 1984, tre persona vdiqën. Midis viktimave ishte Turkjan Hasan 17-muajsh, e cila po bëhet simbol i luftës për të drejtat e njeriut. Në kujtesën e saj u ndërtua një çezmë, ku qytetarët dhe politikanët vendosin lule çdo vit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 janarin 2025

Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..

botuar më 25-01-23 7.35.MD

Detarët bullgarë të kapur janë në atdhe

Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..

rinovuar më 25-01-23 6.14.MD

Qytetarët protestuan në mbështetje të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”)

Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..

botuar më 25-01-23 3.51.MD