Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

2 janari do të jetë ditë zie në Kroaci

Dita e dytë nga Viti i Ri 2021 për kroatët do të jetë ditë zie kombëtare, në kujtim të viktimave nga tërmeti shkatërrues më 29 dhjetor. Pas një tërmeti prej 6.3 të shkallës Rihter në qytetin Petrinja u vranë 7 veta, mes të cilëve dhe një fëmijë. Që të mund të përballojë pasojat, Zagrebi vuri në veprim Mekanizmin për Mbrojtjen Civile të Bashkimit Evropian. “Për më pak se 24 orë janë marrë propozime për ndihmë prej 13 shteteve në Bashkimin Evropian  dhe prej një vendi pjesëmarrës në mekanizëm. Kjo dëshmon se, solidariteti evropian është i gjallë dhe Kroacia nuk është vetëm në këtë krizë”, komenton  euro komisari për reagimet në raste krize Janez Lenarçiç. Kroacia hapi dhe një llogari të posaçme bankare për dërgimin e dhurimeve, kurse kryeministri Andrey Plenkovich njoftoi se, ata të cilët kanë dëshirë të ndihmojnë mund t’i drejtohen  Mbrojtjes Civile ose Kryqit të Kuq.

Krizë qeveritare në Shqipëri

Presidenti shqiptar Ilir Meta dënoi vendimin e Greqisë të zgjerojë akuatorinë e vet deri në 12 milje në zonën e diskutueshme kufitare të Detit Jon . Në Fecebook Meta kërkoi që bisedimet me Athinën të vazhdojnë. Kriza diplomatike çoi deri në riorganizime qeveritare në Tiranë. Ministri i përkohshëm i jashtëm Gent Cakaj dha dorëheqje. Për diplomat të parë , kryeministri Edi Rama ngriti ministren e deritanishme të mbrojtjes Olta Xhaçka. Vendin e saj në ministrinë ushtarake do ta zërë ish zëvendës kryeministri Niko Peleshi. Cakaj , i cili për nga prejardhja është nga Kosova, do të mbetet në ekipin e kryeministrit. Ndryshimet në kabinet duhet të miratohen nga presidenti Ilir Meta.

Në Greqi po e ndalojnë imunizimin publik të politikaneve

Qeveria greke e ndërpreu vaksinimin kundra Covid-19 për zyrtarët, për shkak të mosmiratimit të shoqërisë. Mediat i akuzuan ministrat, se përshpejtojnë të vaksinohen, përpara se mjekët ta kenë këtë shans, sqaroi  zëvendës-zëdhënësja e qeverisë Aristotelia Peloni. Deri më 30 dhjetor janë vaksinuar 66 zyrtarë. Mes tyre janë presidentja Catherine Sakelaropoulou, kryeministri Kiriakos Micotakis, një sërë ministrash dhe politikanësh, të cilët i dhanë shembull shoqërisë. Vaksinimi i personave të parë qe treguar drejtpërsëdrejti në televizor, transmetoi Agjencia Bullgare e Lajmeve. Nëpunësit e tjerë shtetërorë do të vaksinohen, kur do të vijë radha e tyre sipas grafikut për të bërë vaksinimin”, tha Peloni.

Turqia vendosi kufizime shtesë për Vitin e Ri

Për shkak të pandemisë nga Covid-19 Turqia vendosi kufizime shtesë për natën e Vitit të Ri, të cilat do të jenë të vlefshme dhe për miqtë nga jashtë . Që nga ora 20.00 më 31 dhjetor deri në orën 10.00 më 1 janar është e ndaluar dalja nëpër rrugët qendrore turistike dhe nëpër sheshet në të gjitha qytetet dhe rrethet. Është ndaluar zhvillimi i aktiviteteve dëfryese në masë në hotelet në të gjithë vendin nga data 31 dhjetor deri më 4 janar. Nuk do të lejohet grumbullimi i njerëzve, përfshi dhe në zonat për të ngrënë. Hotelet nuk do të mund të lëshojnë madje dhe muzikë në kohën pas orës 22.00.  

Më se gjysma e qytetarëve maqedonas nuk duan që të vaksinohen

58,6% nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të vaksinohen kundra koronavirusit, tregojnë të dhënat nga një anketim të televizionit Telma. 38,7% nga pjesëmarrësit në të kanë deklaruar, se mbase do të vaksinohen. Niveli i arsimit nuk ndikon mbi vendimin e njerëzve për imunizim. Kundra vaksinimit janë 59% nga maqedonasit me arsim të papërfunduar dhe 50% prej këtyre me kualifikime pas diplomës. Dallime më të mëdha ka në bazë të gjinisë dhe të moshës. 44,2% nga burrat deklarojnë se, mbase në një kohë do të vaksinohen, tek gratë kështu mendojnë 31%. Skeptikët më të mëdhenj sa i përket imunizimit janë të rinjtë në moshën midis 18 deri më 29 vjeç dhe fermerët. Një interes më të madh tregojnë njerëzit në moshën mbi 65 vjeç, ku ata të cilët dëshirojnë të vaksinohen janë 50%.

Opozita malazeze ka lënë parlamentin në Podgoricë

Partia Demokratike e Socialistëve u largua nga parlamenti i sapo formuar malazez. Opozita do që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë legjitimitetin e kuorumit parlamentar, me të cilin qe ndryshuar Ligji për Lirinë e Fesë. Me ndryshimet, autoritetet i kthyen të gjithë pasurinë Kishës Ortodokse Serbe. Vendimi shkaktoi protesta në kryeqytet. Mijëra të pakënaqur e akuzuan qeverinë e re në një politikë pro serbe. Pas shpalljes së pavarësisë nga bashkimi me Serbinë gjatë vitit 2006, qytetarët e Malit të Zi mbeten të ndarë për marrëdhëniet e tyre me Beogradin. Rreth 1/3 prej tyre  e shpallin veten për serb, kurse Patrikana Serbe ka ndjekës më të shumtë.

Në publikim është përdorur informacion nga Radioja Kombëtare Bullgare dhe Agjencia Telegrafike Bullgare

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES, vijesti.me dhe arkiv

Më shumë nga rubrika

Daniell Mitov

Daniell Mitov refuzoi postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të jashtëm

Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev duke dalë nga Presidenca. Pas një takimi të shkurtër me presidentin Rumen Radev Gllavçev tha: "Nuk..

botuar më 24-04-19 12.12.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Nuk e propozova Daniell Mitovin ministër të jashtëm

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Sipas tij, Mitov me të vetëm u koordinua nëse do ta pranojë këtë post. “Nuk dua dhe..

botuar më 24-04-18 4.16.MD
Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD