Fushata tatimore për vitin 2021 fillon më 11 janar. Atëherë do të mund të parashtrohen edhe deklaratat për të ardhurat e personave fizikë në zyrat e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, transmetoi BTA.
Që nga marsi 2021 Agjencia Kombëtare e të Ardhurave do të publikojë edhe deklaratën elektronike të të ardhurave, e cila parashtrohet me kod personal identifikimi, ose nënshkrim elektronik. Dita e fundit e shpalljes së të ardhurave është 30 prilli.
Personat juridikë parashtrojnë deklaratat e tyre që nga 1 marsi deri më 30 qershor. Afati për pagimin e tatimit korporativ është 30 qershori.
"BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe..
Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..