Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti i Ri hap muzetë në Veliko Tërnovo

Foto: arkiv

Objekti më i vizituar në Bullgari, kështjella Carevec në Veliko Tërnovo, përsëri do të presë turistë ditën e parë të vitit 2021. Vizituesi i parë do të pritet zyrtarisht mu në orën 12.00. Turisti do të marrë si dhuratë libra dhe një ciceron, i cili t’ia tregojë kompleksin historik arkitekturor.

Carevec është muzeu i vetëm në vend i hapur për vizita pas shtrëngimit të masave anti-epidemike gjatë nëntorit.

Që nga 2 janari muzeu “Rilindje dhe Kuvend Themelues”, qendra multimediale “Carevgrad Tërnov”, kisha “40 martirët e shenjtë” dhe kisha “Krishtlindja” në fshatin Arbanasi do të hapen për vizitues individualë, transmetoi BTA.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 2024 "la shenjë në histori" për flamingon rozë në vendin tonë

Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..

botuar më 25-01-04 7.30.PD
Kalaja

Vizitori i parë i vitit në Kalanë e Carevecit u prit me dhurata

Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore)  priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend.  Turisti..

botuar më 25-01-01 5.53.MD

Ku bullgarët do ta presin Vitin e Ri 2025?

Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..

botuar më 24-12-31 3.17.MD