Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot është Dita e Bekimit të Ujit! Të jemi plotë shëndet dhe të na ecë si nëpër ujë!

| rinovuar më 21-01-06 10.05.PD
Foto: arkiv

Sot është një festë e madhe e Zotit, e shënuar akoma gjatë shekullit të 2 nga kalendari i ri. Deri në shekullin e 4 kisha e feston bashkë me Lindjen e Krishtit, kurse festa e përgjithshme është quajtur Epifania /Dita e Bekimit të Ujit/. Më vonë është pranuar që Krishtlindja të festohet më 25 dhjetor, kurse Pagëzimi i Krishtit ose Dita e Ujit të Bekuar – më 6 janar. Kjo është një nga festat më të vjetra kishtare dhe popullore. Ajo ka disa emërtime. Dita e Jordanit që vjen nga Jordani  -lumi i shenjtë në të cilin Gjon Paraardhësi pagëzoi Krishtin dhe në këtë mënyrë ai përmbushi atë që ishte parathënë. Sipas ungjillit të Mateut, kur Biri i Zotit  ka dalë nga uji, qielli është hapur dhe Shpirti i Zotit ka marrë formën e një pëllumbi, i cili është lëshuar drejt tij. Kurse nga qielli është dëgjuar një zë: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin është dashamirësia Ime”. Kështu Zoti është paraqitur përpara njerëzve në trininë e vet.  

Ideja e shenjtërimit të ujit, besimi në forcën e tij spastruese dhe rinuese mbledh krishterimin dhe folklorin në momentin më të rëndësishëm nga festa - hedhjen e kryqit në lum, në liqen e të tjera. Konsiderohet se pas këtij riti uji bekohet, kurse ai që nxjerr kryqin, gjatë gjithë vitit do të jetë i shëndetshëm dhe me shumë fat. Prandaj , kur prifti hedh kryqin, në ujërat e akullta hidhen burra në mosha të ndryshme. Kuptohet se vetëm një është fituesi. Ai ja kthen kryqin priftit dhe merr uratën e tij.

Shumë e njohur gjatë viteve të fundit u bë tradita, të cilën e ndjekin në qytetin Kallofer. Më 6 janar në këtë qytet të bukur, në ujërat e ftohta të lumit Tunxha dredhon e ashtuquajtura Valle e Burrave nën tingujt  e daulles dhe të gajdes. Tradita u respektua edhe këtë vit, megjithë informacionin e shpallur paraprakisht se nuk do të ketë valle për shkak të masave anti-epidemike. Rituali i hedhjes së kryqit do të zhvillohet në mbarë vendin, por nuk do të lejohet grumbullimi i shumë njerëzve në një vend.


Në prag të ditës së Pagëzimit të Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht është darka e fundit e temjanisur. Ashtu si në Ditën e Ignat Hyjmbajtësit dhe në Natën e Buzmit, çdo gjë është pa mish. Tavolina temjaniset. Në të janë vendosur bukë, verë, fasule, sarma, arra, mel...

Sipas gojëdhënës, në orën dymbëdhjetë përpara Bekimit të Ujit, qielli hapet dhe çdo gjë ndriçon, kafshët fillojnë të flasin me zëra njerëzore, kurse ne mund t'i urojmë vetes diçka. Nëqoftëse njeriu është i drejtë - dëshira e tij do të realizohet.

Kjo është dhe festa e parë nga vargu i festave, në të cilat zhvillohet një spastrim me ujë. Prandaj quhet  akoma Vodici ose Vodici-burrash. Më 7 janar janë Vodicat e Grave dhe dita e Shën Joan Pagëzorit e kështu me radhë. Në ditën e Ujit të Bekuar përfundojnë të ashtuquajturat Ditë të Pista ose Ditë të Papagëzuara - një periudhë mjaft rrezikuese që nga Krishtlindja deri në Ditën e Pagëzimit të Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, kur veprojnë forcat e errëta. Bien dhe një sërë ndalime, të respektuara gjatë këtyre ditëve.

Dita e Ujit të bekuar është ditë emri për të gjithë, të cilët mbajnë emrat Jordan, Jordanka, Bozhidar, Bozhidara, Bistra, Bogdan, Bogdana, Bogoljub, Bogomill, Bozhan, Bozhill, Bonço, Bojan e të tjerë. Sipas traditës kryhet një përkushtim dhe dedikim festiv me ujë të bekuar mbi flamujt e betejës dhe flamujt e shenjtë të Ushtrisë Bullgare.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallja popullore bullgare mahniti bullgarët, amerikanët dhe japonezët në Nju Jork

Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev"..

botuar më 24-02-08 10.16.PD

Festivali i maskaradës dimërore në Trën

Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh / survakarët janë djem..

botuar më 24-02-03 7.05.PD

Verë e kuqe, dragonj, arinj dhe folklor - Dellçevo feston së bashku me bashkitë nga Greqia Veriore

Në fundjavë në Dellçevo do të derdhet verë falas nga dy krojet e fshatit. I vendosur në buzë të malit, fshati i zonës së Goce Dellçevos prej kohësh është bërë një atraksion turistik për shkak të arkitekturës së tij të lashtë dhe pamjeve të bukura të..

botuar më 24-02-01 7.25.PD